Do kthehesh një ditë…Rudina Papajani


DO KTHEHESH NJË DITË...

Do kthehesh një ditë,

aty ku bulëza drite,

puthen dhe luten ,

nga dashuria për jetën .

Do kthehesh një ditë,

aty ku mbillet një lule,

dhe shpirti bëhet trëndafil i kuq.

E nëse degën e kthen trung kokëfortë rebel,

as deti që të preku nuk do ta fal,

as toka që rrënjët ti ushqen,

nuk do të mbajë,

as nëna që të rriti në dritë e terr,

s do të ketë mall……