Do me thënë:Berzat Sadki


DO ME THËNË

(Poezia)

Poezi do me thënë –

përgjegjësi.

Është e pamundur të llomotitësh

dhe të mos ndëshkohesh,

apo të flasësh drejtë

dhe të mos shpërblehesh.

Poezi do me thënë –

fjalë e çmuar – perlë,

që bart meazh për njerëzimin,

se si të jetojë:

në dashuri për Zotin,

për prindërit,

për fëmijët

dhe për të gjithë të tjerët.

Poezi do me thënë:

ta duash,

ta mbrosh

dhe të punosh për atdheun.

Poezi do me thënë:

të jesh i zgjuar,

i urtë,

gjenial,

i përjetshëm si shpirt.

Poet do me thënë:

të jesh diell,

të ndriçosh

dhe të ngrohësh pa nda:

t’i ndriçosh mendjet,

t’i ngrohësh zemrat.

About Post Author