Do rilind,në dhjetëra ylberë!Eduart Veli


DO RILIND,NË DHJETËRA YLBERË !

Përgjithmonë,s’do të vdes asnjëherë.

Do të rilind,mes bisqesh në pranverë.

Do të më shohin mes filizash, në ara.

Do filloj prapë jetën,o miq,nga e para!

Në regjistëra,gjallë..le të mos figuroj.

Në rrezen e parë të dritës,do të  jetoj.

Le të mos jem,në borderotë,që s’fasin.

Pragjet,prapë në emër,do më thërrasin!

Mes njerëzve,s’do të jem unë,..dikur.

Përhumbur,rrugësh,lisash dhe drurë.

Do të thërras maleve,si dikur fëmijë.:

Eheej,priteni poetin,prapë do të vijë!

Dikur,,do ti mungoj drenushës sime.

Një jetë,si përrallë,me halle e gëzime.

Tek loti i syrit,që zbret në faqe e gushë.

Jam unë,i pëshpëris”U ktheva drenushë “!

Larg..larg,s’do jem më,pranë valëve në det.

Do pyesin valët”Ku je,..ku shkove,.. poet..?

S’ka dhe..,që i tret vargjet e pashkruara..

Do të rilind,sërish nga këngët e kënduara!

Mbase,s’jam në dasma,ku do ngrihet dollia

Për mua ama,..do ulet këmbëkryq,.poezia..

Do të rilind,në valle,ku kërcehet Napoleoni.

Jam mes jush,rilinda,do ju them:.Dëgjoni?!

Do të rlindind brazdave,në tokën bukëvale

Do rilind unë ndër pyje ,në bisqet e gjethit.

Do të rilind në këngë, do të  rilind në valle

Do rilind në agime në vesën e mëngjesit!

Poeti,s’vdes kurrë,poetin se mban dheu.

Vargjet,janë uragan,më të fortë se Anteu.

Unë,dhe nëse iki nga kjo botë,ndonjëherë.

Do rilind sërish,në qiell ,në dhjetëra ylberë !