Do rri e nuk do shkoj-Enver Sahiti


Mall për vendlindjen Mergimi

1.Do rri e nuk do shkoj

Nuk do të iki
Do jami ende bashk me ju
Nuk do të iki nga kjo botë
Do rri e do jam këtu.

Do rri mes malesh
me plisin e bardhë mbi kry
Mes fushave e brigjeve
të gjelberuara që rriten gjithnjë.

Do rri mes fushës e maleve
të arbrit që u skuqen ndër shekuj
për tokën e të parëve në Iliri
E me gjakun e derdhur pë flamur e liri.

Nga ai gjak
që sot lulëkuqet lulëzojnë ,
Aty ku mbijnë dhe rriten
me ngjyrën vetëm kuq e zi
Do rri aty ku i thonë Shqipëri.

Enver Sahiti
02.10.2022
Wien-Östereich.