Do shkruaj mbi pllakë guri-Bilbil Murataj


Marre nga libri me te njejtin titull .

Do ulem në një lëndinë,

marr laps edhe defter,

Të shkruaj për kodra e brigje,

Për trëndafilat me erë,

Për lulet me ngjyra shumë,

Që nuk kanë të numëruar,

Për djemtë e vajzat si nure

Dhe çiftet e dashuruar,

Ku pranvera sjell aromë

Në çdo anë gjelbërim,

Lum ata që i shijojnë

Manushaqe e trëndelinë,

Vajzat mbledhin luledele,

Këpusin, shikojnë për fat,

Aty, në pranverë të bukur

Ka aromë dhe bari i thatë,

Dhe po s’pata laps e letër,

Do shkruaj mbi pllakë guri,

T’i qëndis gërmat e arta

Si kallza e bukur e grurit,

Se ashtu e kam dëshirën,

Ashtu ndjej dhe frymëzim,

Kur ulem mbi bar të njomë

Dhe zogjtë mbi kokë më rrinë.