Do shkruaj për ty: Nënë”-Adriana Kongjini Bala


Do shkruaj për TY Nënë”

Besoj se nuk ka fjalë më të “ëmbël,”

Kur të thotë goja Mama,

Që të rit dhe të sheh në ëndër,

Edhe kur je e madhe ,të “vogël” të ka.

Nuk gjen dashuri si të Nënës,

Kudo që të ndodhesh nëpër botë,

Sa të mira janë… si drita e hënës,

Në çfarë do rasti gjuha Nënë do të thotë.

Nëna ēshtë si toka pjellore,

Nëna është si uji kristaltë dhe I ftohtë,

Nëna të kujdes gjithëmon si fëmijë në fillore,

Nëna të do më shum në të gjithë botë

Edhe kur ritemi dhe jemi vetë Nëna,

DheTy mer rugën për në” parajsë,”

Nuk e di përse shpirti brenda,

Të kërkon Nënë …dua të të thëras…

Ku të të shoh kur të kam humbë,

Dhe në gjoks më bëhet nga brenda pikë,

Në shtëpi në punë apo në rugë,

Eja moj Nënë të të përqafoj një çikë…

Nga yjet e darkës vështroj mos të dalloj,

Si fëmijë e vogël filloj I nëmëroj,

Mos në mes tyre diku të shikoj,

Mungesën që ndiej mos do te shëroj.