Do ta nis këngën time:Godo Mehmetaj


Do ta nis këngën time

Do ta nis sot këngën time

lart nga viset e Malësisë

ku na bashkon gjuha Nene

me telat e çiftelisë.

Këtej ka folenë shqiponja

valon flamuri lirisë

jemi vëllezër te tere

jemi bije te Shqipërisë.

Ku flitet me bese te burrit

ngrihet gota e rakisë

neper kulla sofra shtruar

qe nga koha e lashtësisë .

Do këndoj do këpus telat

deri sa te lodhet dora

ta dëgjojnë këngën dhe zanat

ku ka hedhur shtratin bora .

Exif_JPEG_420

About Post Author