DO TA NIS NJË LETËR
Do ta nis me zogun
do ta nis një letër
ta dish që jam gjallë
sfilitur e tretur.
Do ta nis një letër
do ta nis me zogun
po jan fshir fjalët
fajën e kan lotët.
Këtu në kurbet
jeta është e hidhur
nisem për të ardhur
këmbët mi mban lidhur
Në të shkoftë loti
se më kujton mua
lexo këtë letër
ta dish sa të dua.
Po ta nis me zogun
e dashur këtë letër
po nuk erdha gjallë
ti do marësh tjetër.