Do ta prese se dashurinë s’e shuan kurrë largësia-Piro Millona Minella


Do ta prese se dashurinë s’e shuan kurrë largësia. Në çdo lindje të diellit dhe perëndimit të t ij, Ajo është përherë në lutjet e tij drejtuar Perëndisë ta ndihmojë …”

…..Ndarja ishte e dhimbsheme ishte nata e tyre e fundit !..

Te nesermen, ajo do merrte rrugen e emigrimit, bashke me familjen e saj. Ai nuk levizte dot, se kishte vetem nenen e semure ne shtepi dhe duhej te kujdesej per te.

Nuk i harronte dot ata sy te saj, ashtu kafe te erret vetem te perlotur, qe kur doli tek porta e kthehu koken per here te fundit e pane me aq mall pa filluar akoma koha e largimit, a mundet valle do te largoheshin brenda syve te tij, syte e saj… .

As fjalet qe i peshperiste ajo mbeshtetur koken ne gjoksin e tij, as perkeledhjen e flokeve te bute. Nuk harronte dot ate buzeqeshjen aq dritheruese dhe shkelqimin, qe kishin syte e saj ne ato momente.

Me ze te larte klithi shpirti i tij : ” Ti je endrra ime brenda nje endrre, pikerisht jam une qe endrroj per ty”

Nuk i ndaloi dot hapat e fundit, qe beri ajo dhe largesia e mallkuar, qe do te niste neser e ne vazhdim. A thua historia e tyre aq e bukur do e shpetonin valle, do e ruante largesia, jeta e re rrethanat, apo do ti merrte rutina e jetes dhe harrimi kishte filluar.

Ishte histori e vecante, ka miliona kombinimesh si kjo histori, por protagoniste si ai dhe ajo nuk ka te dyte.

I premtoi vetes do ta pres dashurine, se ate nuk e shuan dot largesia, ne cdo lindje te diellit dhe ne cdo perendim ajo do te jete perhere ne lutjet e tij.

Do ti lutej Zotit, qe te ta donte si dinte ai, do i lutej Zotit, qe ta donte edhe ajo ashtu si di vetem Ajo, pavaresisht a eshte sot ketu me Ate apo jo. Mungesen e saj do ta ndiente shume, do ta perqafonte fort, se e dinte, qe Ajo e ndjente po aq fort atje ku eshte. Sa here shpirt ii tij te kete nevoje tek shpirti e Asaj do te rrefehet. Ajo ka lene gjysmen e zemres se saj tek Ai dhe nuk do te vonohet nje dite do te rikthehet ta mbushte perseri me lumturi, nuk e zevendesonet dot dashurine, qe te dhuron nje Femer e dashuruar.

I mungonte ne cdo rizgjim, ne enderr shpesh here kerkonte syte e Saj, vetem Zoti e di sa here ka vdekur nga mungesa e mallit te Asaj….

Ata te dy nuk kane bere vetem dashuri, por ka hapur shpirtin e Tij, ja ka zbuluar ate, i ka shfaqur mendimet e tij, friken, ankthin, rrjedhshemerine e ecurise se jetes te tij, shpresat dhe sidomos endrrat e Tij aq te bukura.

Pra para saj ka qene lakuriq deri ne palce. Ishte dashuruar shume me syte e Saj, digjej merrte flake vetem nga nje veshtrim i syve te saj, me shume se nje vullkan digjjte shpirtin e Tij..

….Do ta pres pavarësisht sa do të vazhdojë kjo pritje torturuese, por Ai do ta presë është dashuria e tij, që e mban gjallë, i jep shpresë…..

.

Piro Millona Minella