Do ta them atë fjalë:Petro Sota


DO TA THEM ATË FJALË

Vështrimin dot, s’po e ndaloj,
Kur pranë meje, po më kaloje,
Pse s’me flet, njëherë me gojë,
Njëherë vetëm, një fjalë të thoje.

Një fjalë e doja, nga buza e jote,
Që zërin tënd, pak të dëgjoja,
Se të kam pritur, disa mote,
Për një fjalë, që s’po ta thoja.

Do ta thosha, unë atë fjalë,
Për syrin gështenjë që ke ti.
Dhe për buzën, paskam mall,
Por më shumë, të bardhin gji.

Kjo buza e jote, dot s’më flet,
Shikomë në sy, që ta kuptoj,
Mos më thaj, e mos më tret,
Një fjalë të shkretën, fol me gojë.

Se gjithë jetën, ty do të prisja,
Kurrë për tjetër, s’do të mendoja,
Në se ty, unë do të humbisja,
Në manastir, si murg do shkoja.

Në heshtje rrije e më vështroje,
Po për çudi, nuk po i hiqje sytë,
Se atë fjalë, që dot s’po e thoje,
Mos vallë prisje, një rast të dytë…?

Rasti i dytë, ndoshta s’të vjen,
Por më shumë, unë besoj tek fati,
Një drithërim, ti thellë po e ndjen,
Po e shoh, kur të dridhet shtati.

Të kuptova, por pak më vonë,
Kur po mbytesha në sytë e tua,
Njëherë më tërheq, pastaj m’largon,
Kur bën naze, më shumë të dua.

Shumë të dua e s’do të pres më,
Se po më digjet shpirti, ngadalë,
Pa t’marrë sonte, unë s’do të lë,
Dhe do ta them, pastaj atë fjalë.

Të gjitha sonte, unë do t’i them,
Kur të digjem, mbi buzën tënde,
Për herë tjetër, asgjë s’do të lem,
Se mbase ty, të ndrrohet mëndja.