Do të jetoja në vetmi-Mimoza Maria Ajdhoni


Eci në errësirën e rrugicave, aty ku mē le,

në ato që për shekuj ndriçonin drita dashurie,

aty ku dikur ne dërgonim afshe frymëmarrjesh në re,

tani shpirti im lëkundet mes boshllēkut në dritëhije.

Të pata thënë i dashur, pa ty nuk kam jetë,

lotët që po thahen, kripë për plagët kthehen,

ditët më largojnë nga imazhi yt,

ëndrrat thurur netëve, një nga një po zbehen.

Të takoheshim dhe njëherë aty në errësirë,

nga puthjet e tua të ringjallesha përsëri,

të ishe ti për mua fillimi edhe fundi,

do të duroja deri në vdekje të jetoja në vetmi.