DO TË KTHEHEM
Atëher kur hëna e ndriçon natën
Hija ime do të t’përcjell ty
Në shkam të drurit i ulur pranë
Varfërin e shpirtit du me thy.
Vitet rëndojn dhimbjen që kam
Unë më nuk mund t’jem aty
Do të kthehem të marr një fillim të ri
E të humb shenjat e dhimbjes për ty.
Kur retë pikojnë lot nga asgjëja
Sytë unë nga ti i kam
Kur hëna puth mëngjeset e kaltëra
T’na gjej ulur bashk në një shkam.
Halit Haliti
Stuttgart
