Do të pres-Ferit Toma


Netët rrokullisen në përtim,
Ashtu si shkëmbit në mal,
Ashtu si shpirti im,
Kur zemra gjakun ia ndal.

Netët nuk kanë më kuptim
Dhe yjet nuk ndriçojnë,
Kanë humbur këtë vezullim
Dhe bulkthat nuk këndojnë.

Nëpër zabel ka rënë heshtje,
Aty ti ku kaloje me kalë,
Çdo lule bore të buzëqeshte,
Po mbyten lotuar në mallë.

Mbrëmjeve dhe unë do të pres ty…
Do të pres aty në kodra e në arë
Dhe në heshtje do thur poezi,
Deri në mëngjes sa dielli të dalë.