Do te vij e te shlodh sytë
mbi shkëmbinj ku plasën valët
të qetësoj pak shpirtin tim
këtu më bëhet zemra mal.
Do te vij se jam i lodhur
dhe të nxjerr mallin me ty
larg nga ti o Vlora ime
tredhjet vjet në Itali.
Sikur të rri dhe pa ngrënë
nga mëngjesi deri në darkë
te kem çdo gjë për karshi
dhe pulëbardhat përmbi dallgë.
Në thellësi të zemrës sime
ndjej mungese e nostalgji
Vlore o krenaria ime
të kam si dritë në sy.