Do të vijë një ditë- kur të mungojë…Fatbardha Zirka Mena


Fatbardha Zirka Mena

Do të ikin ditë nji pas nji…

Dhe “unë”s’do të jem në k’të jetë

Thjeshë një korrnizë mbi tavolin

A’ shkronjë e zezë në librin përmbi komedin

Do të vij një ditë ,kur të mungojë..

Ndoshta “unë” do të jem shuar …

Si një dru i djegur në buarin e vjetër

I pëhirët do të jem ,një thëngjillë i mbetur

Ndoshta një ditë, zëri im do të mungojë!?

Në mes të vargut, një melodi një tingull

Aty strukur, do te jetë dhe shpirti im !

Shkruar me thëngjinjët, do të ndiesh aromen e

hirit tim.

Do të ikin ditë nji pas nji..

Ëndrra e fikur,dhe fryma të me ket braktisur

Shkruar me thëngjinjët e mbetur

Kujtimet do ti gjesh në librin e jetës..!