…”Do të vish mikja ime, po të pres ne stacionin tonë të dashur… Eja mos u vono…!!!”


Pirro Minella Millona

….Pas mbi tridhjete vitesh, me flokët e zbardhur si dëbora dhe ne pjesën me te madhe te rene, por megjithatë Panajoti erdhi ne qytetin ku ishin njohur, përshkoi trotuarin, u mbajt pas një parvazi te një dyqani dhe me vete pëshpëriti me zë te mekur:

-Këtu e pashe atë dite për here te pare, ne këtë shesh ku hynim ne autobusët për te shkuar ne pune, këtu kur Aneta nxitonte e veshur me ato rroba bluxhinsi te thjeshte, ashtu e shkathet me hapat e nxituar, kur arriti para meje tek dera e autobusit dhe u ndeshem afër njeri tjetrit.

Kur i lëshoi rrugën, dhe pasi hypi dhe u gjend rastësisht afër saj.

E mbante mend kur kthehu kokën e pa me një fare dyshimi, por nuk foli as ajo, as ai.

Kur zbriten te dy ne atë stacion, kur hynë te dy tek porta e madhe, kur Aneta eci para tij me ato flokë me onde dhe kthehu për një moment kokën për ta pare, qe edhe ai apo e vështronte apo jo.

Eci me hap te lehte dhe u kthye për ne vendin e saj te punës.

E ndoqi me sy, por edhe ajo e ndoqi deri sa Panajoti u zhduk ne rrëmujën e nderimit te turneve. Ishte pika e tyre, e pare e përbashkët.

Edhe here te tjera si rastësisht, Aneta vinte nga lagjja e vet Panajoti nga skaji tjetër i qytetit dhe takoheshin tek sheshi, para postes tek pallati i sportit.

Po ashtu ne heshtje hypnin ne autobus dhe po ashtu “rastësisht” ishin aq afër me njeri tjetrin, aq sa ndjenin frymëmarrjen e shpeshte te njeri tjetrit..

Përsëri ndiqnin njeri tjetrin ne distance. Përsëri kryqëzime te ndara dhe përsëri bashkime diku ne kthim.

Panajoti e ndjente vështrimin e saj dhe merrte ëmbelsine e këtij vështrimi.

Dhe sot Panajoti e ndjen atë vështrim te asaj 19 vjeçare, ashtu ka mbetur ajo per Panajotin, vitet kane ikur për te dy, por ajo ka mbetur e freskët ne kujtesën e tij.

Këto kujtoi këto dite Panajoti i kthyer ne këtë qytet, atje duke zbritur ne sheshin e dikurshëm plot zhurme te metalurgjikut. Për habi vështroi rreth e rrotull, shume vajza te bukura kishte, por si ajo nuk pa gjëkundi, nuk i shëmbëllente asnjë…

U ul ne po atë vend ku e priste ashtu ne heshtje me kokën kthyer …

Gjithshka ka ndryshuar, por kujtimet kane mbetur po ato te freskëta plot jete plot shprese se një dite do te vije Aneta, e di shpreson, qe do te vije dhe do e presin njeri tjetrin kush te arrije i pari.

Në çdo stine e kërkonte, ne çdo stine e gjeti, sa here kishte dite me diell, por edhe ne netët e errëta, prandaj ai gjithmonë e ka dashur shiu, boren, por edhe diellin dhe ishte i dashuruar me detin, fliste me ta por jo te gjithëve ua tregoja sekretin e tij.

….Psherëtiu thelle Panajoti:

“Historia jone e përbashkët na ka thirrur sot…..”

About Post Author