Do t’i marrë ca kujtime me veti:Besa Januzi Rexhepi


Degë më degë këndon bilbili

zemrën time mbush me gëzim

Pak më tej lulet kanë qelur,

dehem me aromë të mirë.

Dëgjoj këngë të njohura anëm anë,

hitet botërore shumë më frymzojnë,

Bilbili zë ëmbël të gjithëve ja kalon, zemrën ma gëzon.

Edhe deti është i qetë, flladi detit më freskon,

nuk ka valë që më frikësojnë,

Këtu qenka si një parajs, shpirti më pushon,

Ky pushim i paharruar do të mbetet një kujtim.

Disa shkojnë e disa vijnë,

për çdo ditë shoh fytyra të reja,

Sot takova një qift shqipëtar,

o sa shumë u gëzova, fjala shqipe ma hoqi mallin.

Sot po këthehem në shtëpi

Do t’i mbledhi ca kujtime

T’i kujtoj këto ditë të bukura

Dikur isha në parajs!!!

La Romana

Republika Demonikane