Do ti shtrydh dy sytë e tua-Muhedin Mahilaj


Muhedin Mahilaj

-Do ti shtrydh dy sytë e tua, të lajë dy sytë e mi.

Të të shikoj kur shkon në krua, herë zili , herë xhelozi.

Do ti ndez dy meteorët që flenë ende në sytë e tua.

Le të dridhen kraharorët, t ‘rrjedhin burimet si krua.

Të buçasin të dy burimet, të rrjedhin lirshëm pa ndaluar,

Të shuaj etjen e madhe, etjen e shpirtit që s’ka të shuar !

Shkuan vitet pa kuptuar, ne të dy mbetëm te hiçi,

Fjalët dot si ngatërruam, viti vitet na i kyçi!

Vitet që shkuan mbuloj, në zevall të madh na futi.

Si atëherë në ato kohëra, shkretëtirës mbeti çifuti !

Mos më çajë si trung hahu, me një të rënë sëpatë,

As loti mendjen s’ta lau, as në zemër dhimbje s’pate!

Do ti shtrydh dy sytë e tua, lotët do ti bëjë gjerdan,

Të ndriçojnë ç’do honë e krua, hënës mos t’ja kenë sevdanë !

Do ti shtrydh dy sytë e tua, të lajë dy syt e mi.

Të të shikoj kur shkon në krua, heré zili , herë xhelozi.

Do ti ndez dy meteorët që flenë ende në syt e tua.

Le të dridhen kraharorët, t’rrjedhin burimet si krua.

Të buçasin të dy burimet, të rrjedhin lirshëm pa ndaluar,

Të shuaj etjen e madhe, etjen e shpirtit që s’ka të shuar !

Shkuan vitet pa kuptuar, ne të dy mbetëm te hiçi,

Fjalët dotë si ngatërruam, viti vitet na i kyçi!

Vitet që shkuan mbuloj, në zevall të madhë na futi.

Si atëher në ato kohëra, shkretëtirës mbeti çifuti !

Mos më çajë si trungë hahu, me një të rënë sopate,

As loti mëndjen s’ta lau, as në zemër dhimbje s’pate!

Do ti shtrrydh dy syt e tua, lotët do ti bëjë gjerdan,

Të ndriçojn ç’do honë e krua, hënës mos t’ja ken sevdan !

Muhedin Mahilaj autor