Do vij-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

( kover i “500 Miles”)

Shoh ca trena që kalojnë,

nuk e di se ku po shkojnë

Dhe me dorë i përshëndes,

le të ikin çdo mëngjes,

e çdo ditë.

Do të vij o do të vij

Do të vij o do të vij

Do marr tren për në shtëpi,

Do të vij.

Malli mua më ka marrë,

malli mua më ka vrarë

Pi filxhanin mbushur plotë,

nuk është kafe po janë lot,

ah ta dish.

Ja dhe pak, ja dhe pak

Ja dhe pak o ja dhe pak

Sa të shkojë edhe njëherë

Të bjerë shi e të fryjë erë,

dil më prit.

Dil më prit oh dil më prit

Tek oborri tek hardhitë

Bashkë me qenin e zi,

që të lozim përsëri,

si atëherë.

Do më njohë o do më njohë

Do më njohë o do më njohë

Nga nishani do më njohë

Paçka se kaluan kohë,

me mërzi.