Do vijë dita!
Me këto vargje pershendes te gjithë Çamet qe kane lindur ne Çameri dhe ne veçanti patriotin dhe mikun tim Hasan Hasani,qe sot gezon datlindjen e 86.
Më pyete në do ta gjeje shtepine e babait
mu drejtove me dhimbje,si motra vellait,
i pashë lotet,qe rridhnin nga syte e tu te zi
e ngrita doren dhe ti fshiva me dhimbshuri.
Duhet te punojme,qe tek ne te ruhet besimi
nje dite do shkojme atje,ky te jetë qellimi,
të gjithë te bashkuar do vijmë tek ty nënë
asnje vend,s’krahasohet me Çamerine tenë.
Tani nuk jemi aq,sa ishim kur na perzunë
ishim tridhjet,tani treqint mijë me shumë,
bashke me Shqiptaret,qe janë neper botë
po te bashkohemi,nuk na mposhtin dotë.
Do vijé dita,që tek ti nëna ime,do vijmë
token do ta gerrmojme kotë s’do rrijmë ,
eshtrat e te pareve,te gjitha do ti gjejmë
dhe per kujtesë,memorial do tu ngrejmë.
Te gjithe ta diné,se jemi popull me rrenje
ti shohesh,duhet kerkuar thellë moj nënë,
ne siperfaqe,e mbulojnë barishtet e keqia
si ka ndodhur,kudo ku jeton sot Shqiptaria.
