Do vijë një ditë-Ajri Ramaj


Do vijë një ditë s’i për të gjithë,

Varet s’i do jetë ajo ditë,

S’them do t’jet me shi a’ diell,

Ajo do të jetë dita e gjykimit.

Po ky gjykim s’do të jetë nga Zoti,

Po ky gjykim do të jetë nga populli,

Nga nënat veshur me të zeza,

Nga nënat të kryqëzuara duarë mbi gji

Nga nënat që mbetën pa zjarr në vatër,

I cili ishte shuar e s’ka kush e ndes,

Çatinë e shtëpisë e mban trari i sajë,

Burri e mban ndezur zjarrin e sajë,

Nga nënat kanë lindur të gjithë,

Ndoshta s’jemi vërtetë far e fis,

Por jemi të gjithë një komb fisnik,

Një komb i cili aka bërë histori,

Një komb, ku të tjerët e kanë pasur zili

Një komb,në shekuj ka njohur ëngjëll.

Po, ka kohë që ëngjëjt janë larguar,

Dhe vëndin e tyre e zuri djalli,

Tani sundon arratija e mjerimi.

Miljona njerëz kanë ikur nga kombi,

Qindra mijëra nëna baballarë,

Të cilët kanë mbetur rrugëve pa fëmijë,

Kjo, nuk ishte rruga e ndryshimit!

Kjo ishte rruga e anarshisë,

Kjo ishte rruga e shkatërrimit,

Kjo ishte rruga e babëzisë.

Kjo ishte rruga e vjedhjes pasurisë,

Kjo është rruga e vjedhjes qeveritarëve,

Të cilët ikin në drejtim të paditur,

Se në krye janë nostalgjiko- patitik.