Doja botën të ndryshoja:Gina Xhaferaj


Doja botën të ndryshoja

Dua gjithë botën ta ndryshoj
Qiellin do ta bëja letër për të shkruar
detin do ta bëja si shishe me bojë
Poezitë e poetëve t’i bëja varg të pambaruar.

Yjeve do t’u jepja një ndriçim të madh
E me hënën-nuse të bashkëpunoj
të japin dritën e një hidrocentrali gjigand.
Gjithë degët e pemëve do t’i bëja kurorë

E lisat e gjatë do t’i bëja flamuj në male
të valëviten dhe nëpër shi, tufan e në dëborë
Ugarin e tokës nuk do e ngacmoja fare
do bëhesha bekshi askush mos ta ngacmojë

Do mbillja shumë portokalle që zverdhojnë
Do të mbillja limonë mollë dardha e ftonj
Lulet në livadhet e blertë të lulëzojnë
as një trëndafil mos ta zinte njeri me dorë.

Vetëm bletët të merrnin nektarin mjaltë
S’do lejoja as një luftë e vuajtje të kishte.
Të mos kishte mjerim në botën mbarë
Pa dije asgjë mirë s’shkon nëpër vite

Do lejoja ata që kishin vërtet dashuri
s’do ju pres krahët do i lë të fluturojnë.
Dashuria është urdhër në përejetësi.
Suprem janë ligjet që zemrat i bashkojnë.