Dola dhe të prita …
Një vesë shi të zuri
Në ato livadhe
Udha seç të pruri
Floku të ish lagur
Si , lulet në brinjë
Era ta kish hapur
Dhe hedhur mbi gjinjë.
Një fustan qendisur
Mbaje allafrënga
Pas trupit qe ngjitur
Dukej ç’kishte brënda.
Dola dhe të prita
Sa , më gëzoi xhani
Edhe të gostita
Me bulmet nga stani.
Më erdhe pa pritur
Si , gjahu në pyje
Bukën pata nisur
Në fyt m’u mbërthye.
Lulet mbuluanë dhen
Ngyrat , si argjënd
Mua sytë më mbenë
Përmbi trupin tënd.
Faqet , flakë ndezur
Buzët trendafil
Mbi ty ishte derdhur
Mjalti më i mirë.
Vesa , që shiu pruri
Iku , s’kishte vënd
Se , vëndin ia zuri
Loti syrit tënd.
Ata lotë , si krua
S’ishin nga hataja
Por , ty edhe mua
Na kapi sevdaja.