Dole në penxhere,
Hodhe sytë nga mali,
Pranë penxheres tënde,
Të kaloi djali.
@
Kaloi dhe të pa,
Me shënjë ta bëri,
Bën sikur s’shikon
Thelleze shullëri.
@
Ta hodhi sevdanë,
U bë si i marri,
O do të të marrë,
O do hapet varri …
@
Rreth shtëpisë të erdhi,
Dy – tri herë të tjera,
Kishe babanë brenda,
Ç’të bëje e mjera …
@
Me nazet e tua,
E marrose djalin,
Dil e hyr tek dera,
Si sorkadhe mali
@
Sytë nga baçja jote,
I ngelën të mjerit,
Dil, thuaj një fjalë,
O topi sheqerit.
@
Dil, thuaj një fjalë,
Dil, moj gjeraqinë,
Të qetsojë shpirtin,
Të heqi mërzinë.
