Donika Meta Gjura-Nëpër shekuj je krenari


Donika Meta Gjura

  · 

NËPËR SHEKUJ JE KRENARI!🇦🇱

————————–

Nji k’të plis të bardhë dhe k’të çifteli,

Na e lanë të parët ta ruajmë me krenari,

Më porositi baba para se t’ndrojë jetë,

Mbaje n’kokë biri im e kemi identitet.

Si bora në male plisi bardhë m’xixëllon,

N’gjithë trojet shqiptare veç formën ndryshon,

Për të gjithë njerzimin ka veç një kuptim,

Krenohet Kombi me ty o i bukuri plis.

Krenar nëpër shekuj edhe sa t’jam gjallë,

Lëkurë kam opengat e kostumin kombtar,

Kudo që të shkoj e të shkel në këmbë,

Plisi n’kokë m’burrëron më bën hijerëndë.

Në Oda e festivale marr n’dorë çiftelinë,

Ti në kokë m’ndriçon si gurë xhevahirë.

Ndaj dhe unë nuk të la sa të jemë n’këtë jetë,

Do t’iua lë trashëgim edhe fëmijëve n’djep.

Kur ulem rreth sofrës bukur i’a marr këngës,

Plisi bardhë n’kokë m’shkëlqen si drita e Hënës,

K’të plis edhe unë, do t’ia lë amanet tim biri,

Ta mbajë me kimet si Afërdita dhe Akili!

#AutoreDonikaMetaGjura!@

Autorsia mbrohet me ligj.

D.11.10.2022!

About Post Author