Donika Meta Gjura-Për ty flamur e shqipe!


PËR TY FLAMUR E SHQIPE!

—————-

Sa bukur vjen tek ne çdo vit ky muaj nëntorë,

Veshur e stolisur me petkun kuq e zi,

Në trojet larë me gjak, fluturon shqiponja,

N’mes të flamurit, sot në ditën e lirisë.

Sot ju vlon zemra të gjithë shqiptarëve,

Kudo që janë, të derdhur nëpër Botë,

Për ty këndojnë këngë, për ty hedhin valle,

Për ty që të fituam me gjak dhe me lot.

Nuk na trëmbin jo, furtuna e as tërmete,

Do t’këndojnë, t’recitojnë fëmijët n’kopshte shkolla,

Të brohorasim sa të tunden male dete,

Të ushtojë fuqishëm kënga e rapsodëve n’për ODA.

Me gjilpërën e ndryshkur t’qëndisi Marigoja,

Me dy koka të ndara Kosovë- Shqipëri,

Në arkën e kujtimeve, të ruajti nënë lokja,

Valo i lirë nëpër Botë dy ngjyra kuq e zi.

Fluturo shqiponjë lart mbi këto troje,

Nëpër truallin Arbënor Çamëri e Kosovë,

Të busti legjendarit aty vrapin ndaloje,

Me festën e flamurit ditëlindjen t’ia urojmë!

#AutoreDonikaMetaGjura!

About Post Author