Donike Rrethej:Ra nata…!


Donika Rrethej

Ra nata…!
po unë penxheren kam hapë,
me kët erë t’marrë q’i perdet tund,
shikjoj nji qytet q’i hedh hapat e kahdaltë,
jam sonde këtu ,atje …e gjithkund.

Kjo kohë…!
e pa’kohë kaq e ftohtë e e strukun diku,
këta pikla shiut q’i kaq butë m’bien në sy,
shoh rrugët e zbrazda kët moment e…paprit,
mendoj ty.

Kam mallë…!
q’i shpirtin ma tund prej themeleve si tërmet ,
po e di se ti ,je nji tjetër kohë tesh,
zemra si e çmendun vallzon e andrrat thërret,
e koha ikë e unë bashk me të kujtimet veshë.

Asht natë…!
po se mbylli penxheren ,dora s’më ban,
për kët shikjoj nelt edhe se natë n’horizont,
shpresoj kët natë vjen n’andrrën teme se kam mallë,
(Lutem,lus t’madhin Zot).