Donike Rrethej-Fate


FATE.

Njerëz qi ikun, njerëz qi vijnë,
fate t’kryqzueme ,jet t’ndame,
dikush qesh, dikush kjan,
perdet e kohës me lot t’lame.

Diku bjen shi, diku ka diell,
dikush i trishtë, tjetri i lumnuem,
jet qi shuhen, t’tjera qi lindin,
çdo fat i joni asht i shkruem.

Dikush ka shumë, po don ma shumë,
dikush kurrgja,i mjafton kaq pak,
ka njerëz qi kan nji botë pa djersë,
dikush nji pjatë me djersë e gjak.

Mbramje qi ikë,nadje qi zbardhë,
me rreze diellit ,her me shi,
dikush urrejtje ka t’mbushun shpirtin,
e t’tjerë t’lumnuem e mbushë dashni.

Rrugë qi ndahen,diku bashkohen,
fate t’trishta , t’tjera t’lumnueme,
jet qi copëtohen, t’tjera qi lindin,
fati i gjithkujt nji rrugë e shkrueme.

Njerëz qi ikun, njerëz qi vijnë,
ferr prej posht, parriz prej lart,
jet t’ndryeshme, njerëz t’ndryeshëm,
gjithçka n’kët jet asht vetëm ( Fatë ).

Donike Rrethej .

Foto : Basilica di San Francesco d’Assisi.

About Post Author