Donike Rrethej-MËKATE T’BUKRA


Donike Rrethej

MËKATE T’BUKRA.

Përnatë ….
ti shkel kufijtë e realitetit e bahesh andrra e natës,
e muret e kështjellës teme rrxohen para tejet,
Ti…
ai që ishe,je,
e ke me kenë padron absolut,patjetër identitet,
i zemrës teme.

Përnatë ….
T’due si me kenë e para ,
dridhje zemret,
si at’herë që njomshtija e temes fytyrë për ty..
ishte kufij t’ri me njoftë,
trupi jem , çelësi i hymjes n’parajs.
Unë ?!
Koha që t’vidhte kohë ty e mue.

Përnatë….
Pres pritjen tande,
andrrat e ty.

Ti ….
Je i vetmi që rrxon muret e temes kështjellë,
i ban grimca lumnijet,
e notat e rënkimeve ,t’nji nate…
melodi t’shkrueme n’letrat e shpirtit.

Përnatë …
Unë e ti jena dëshmitarët,
e gjithçkaje reale t’kësaj jete,
pa maska,
pa lustrime,
dëshmojmë brishtsinë,
ramjet…
dhimbjen…
po tuj dashtë edhe forcën që na ban(nji).

Përnatë….
ti je i vetmi që mëkatit i nep ngjyrë,
hartë vendesh t’panjohna me njoftë,
i vetmi që zbukuron temen zemër kur…
shtigjet kam humbë,
e daljet jan t’frigshme.

Si mos me t’dasht ….!
kur ti m’kallzon yjet e m’thue: shndrit temen zemër.

E unë?!
Unë përnatë ,pres pritjen tande,
me t’dasht.

Donike Rrethej . 

About Post Author