Donike Rrethej-Pasion


Pasion

Kjo natë, endacake e zhurshme ,tan bujë ,
me piklat e mallit gicmon shpirtin tem,
melodija e shiut zgjon andrrat e fjetna,
e puthjet e tueja mi vesh n’trup melhem.

Kjo natë , kaq e bujshme,qi kndon n’përmallim,
me erën qi fryn m’hap portat e zemrës,
e gjethet qi enden n’dehje e n’vallzim,
zgjojnë prej ne t’dyve ëngjëjt e andrrës.

Kjo natë ,ah..kjo natë ,ku dashnija vën vulë,
e deti i pasionit tand shpirtin tem vjedh,
era e ndjenjës hap perdet kahdalë,
e puthjet e nxehta mbi mue i mbjellë.

( ripostim ).

About Post Author