Donike Rrethej-PËR TY


Donike Rrethej

  · 

PËR TY.

Kam me u zbukurue sonde për ty n’kët natë shiut ,

mbrenda mejet ,nji dishirë që m’kompleton,

po sonde për ty kam me u hijeshue,

kështu asht kur dashunon.

Kam me vue pak krem, kam me lye edhe sytë…

e buzt joshëse me ngjyrë ,

kam me veshë ( havrën ) at me lule që t’pëlqen,

e ti ke me u shndritë n’fytyrë.

Kam me t’pritë te dera e me tu hedhë n’qafë….

e me zanin tem djallzor : erdhe?! T’due ,

e ti ?! Ke me m’shikue me at shikimin tand intrigant,

e me m’thanë ke : ( gjithçka sonde për mue)!?.

Po..sonde ,kët natë kam nji dishirë t’marrë….

bjen edhe shi ,fohtë e unë jam strukun,

po mendoj sonde për ty,

me u ba’e ma e bukur.

Kam me vu’e n’flokë nji lule t ‘kuqe si gjaku….

me ngjyrën e dashnisë,

e ti ke me qeshë me at zanin tand tingëllues,

e ke me m’puthë ambëlsisht.

Po,nji Grue duhet t’zbukurohet ,tan hijeshi….

e bukur për burrin që dashunon ,

me u dukë si nji lule e çilun tan freski,

sonde kam me u zbukurue për ty (amore),

( mos hajde vonë ).

( e shkrueme 30 shtator 2015 ) 😊☺.

Donike Rrethej .

About Post Author