
T’kam thanë se netët jan t’g’jata ….
e mbyllja e syve nji çast,
me kalue pragun e shpirtit tem t’duhet me ba’e
zemra jeme s’asht tok n’ankand.
T’fola me za t’ulët ….
siç di me folë unë ,
pa bërtitë , thjesht shikimi jem asht,
shigjetë e rreptë,
kur muret e ekuilibrit tem rrëzohen.
T’pyeta me mij herë….
se stacionet e hapave jan t’njajtë ?!
unë ndjeku dromcat e mija ,
ata pak ,aq t’brishta ,qi jeta mi hedh para.
T’pashë ,e ndjeva rrahjet e zemrës….
fërkimi i duarve çaste ikjet,
n’shtigjet e nji t’panjohune t’pa’emën,
ku dy udhëtarë veshin petkun e t’njajtit fat.
T’kam thanë se ditët shtyjnë njana- tjetrën….
e koha zverdh çdo kujtim,
jeta asht ikje,
e ikja Fund.
Nuk m’duhet nji gjoks burri pa dashni,
as nji pllamb me gishtat qi dridhen me m’mprekë,
s’due nji sup me u mbështetë ,as nji shtrat me u shtri,
thjesht nji udhëtarë si unë e fatin qi kena me ndjekë.
Unë t’thashë se tesh , jam hije e vedit e kam mbrenda mejet fjalë qi sti kam thanë,
e se tesh n’dy dimensione kam ba’e pakt,
për kët kanjiherë mbyllem n’temen botë o endem n’botën matanë,
( se kjo jet asht çast ,m’duket thjesht nji vakt).