Donike Rrethej-Unë


UNË.

Nuk i kërkova asnji shpërblim jetës,
nuk ju luta,as gërsita n’portat e mbylluna.
Qindarkat e saj i hodha n’kishën ma t’afërt,
pa lutje….
Eca.
Tuj e ditë se shpatullat e mija t’brishta,
jan shkamb.
Qi u kërrusën veç me vue lulet mbi vorr.
E dija se koha t’vjedh,
koha t’tret ,
e do grimca t’tuja i shpërndan gjithkund,
si kujtime tesh t’mbulueme me pluhnin e harresës.
Nuk deshta t’pamundunën ,
pranova humbjet ,krenare me kenë ( UNË ).
Kështu siç jam me të meta ,
ndyshe ,kanjiherë e pa’emën,
her t’tjera e ikun.
E ato t’pakta her qi baj pakt me vedin,
unëëë….kaq e vogël ,
nji qënie e krijueme me dhanë,
se unë si shpalla askujt luftë e se po …
veç vedit.
Për kët e madhe n’zemër ,n’shpirt,
si ata qi ja dinë humbjes ,dhimbjen,
lotit t’nxehtë qi fshin gjithçka të bukur ,peshën.
Ja njohin aromën e thart jetës ,kanjiherë,
e për kët se dreshta jetën,se drue.
Pranoj gjithçka aja hedh n’pjatën teme,
kafshatat e idhta,
frutat e amla.
Po ,ata momente qi unë ndaj me kë due,
tuj e ditë se nji ditë pa’prit duhet me ikë,
Diku…!
( ku vetëm shpirti s’gjen paqe ),
e gjithçka tjetër zhduket,
si mos me pa ken kurrë.

Donike Rrethej

About Post Author