Donike Rrethej-ZA MALLIT


Donike Rrethej

  · 

( ZA MALLIT ).

E nata bjen …

kaq fort e nxime,

me re t’zeza, me mall ,andërrime,

me puthje t’largta, nji jetë ,kaq larg,

e malli jem lindun n’prag.

I rritun ethesh e fjalë tan shpirt,

e ikun nata e dita n’ditë.

E dita ik,koha kalon…

e malli zemrën keq ma shterron,

e flas…

bërtas…

ulërij nji botë,

po bota asht kanjiherë e kotë.

Se je veç ti…përmbrenda vetëm,

jo ,jo kërkënd ske ,je komplet vetëm,

je ti e e jotja dhimë,

nata hesht e qielli i nximë.

E lulet kjajnë ,ulin petalet…

fushat rënkojnë e shtrihen malet,

gjithçka humb kah ngjyrën ,ska hiç aromë,

shiu lag penxheren ,asht natë …asht vonë.

E unë thej mallin ,prej ngah diku…

e n’heshtje flas kuturu,

shaj shpirtin : hë dreq , shpirt i ikun,

e zemra vdes ,e brishtë e fikun.

Se nuk ka jet pa kta dreq lotë…

e lumi i mallit rreh dallgët fort,

e then digat tuj britë me za,

( ah ,shpirt i shpirtit m’mungon ahh sa…!).

E nata vesh velin e zi,

kja natë ,kjoftë natë e zezë ( pa ty ).

Dedikim birit ( poezi e shkrueme ,para vitesh ).

Donike Rrethej .

About Post Author