Donike Rrethej:Botë e akullt me manikin


BOTË E AKULLT ME MANIKIN .

Nesër ,kah me ken nji ditë tjetër,

e se dimë se ç’ditë ,ç’kohë ,fat a mallkim ?!

nesër prap kah me i çilë sytë kjo botë e lodhun,e botë e vjetër,

botë e mbushun me ( Manikin ).

Nesër , kena me u zgjue gjithsecili n’tonën jetë,

e n’rrugë t’ndryshme kena me ecë me hap t’shpejtë a t’kadaltë,

ne( njerëzit qi mbahna për ëngjëj po në fakt ,

jena t’pashpirtë ,mizorë ),

ne qi thjesht shikjojmë si vrahen fëmijët e gratë.

Kah me ardhë prap kjo ditë qi quhet nesër…

për ne ( Katilët ) me kambë e me duer,

po, sepse këto na jan dhanë jo me dasht,

( po me vra,me ikë e me shkatërrue ).

E nesërmja kam me i çilë prap sytë,

se di ,se dimë si kah me kenë për ne,po e dimë për disa,

kena gjoja me u lutë ,mdihmue e me shikjue,

( si Diktatorët vrasin fëmijë e gra ).

Nesër kah me kenë ,po tjetër ditë…

ditë e mbushun me dhimbje gjak e me vaj,

e ne ,kena me u zgjue me mijë andrra si përditë,

( Ne Manikinët ,qi mbahen si ëngjëj ,po jena n’fakt Djaj ).

Donike Rrethej .

( ripostim ).

About Post Author