Donike Rrethej:E mistershmja mbrenda nesh


Donike Rrethej:E mistershmja mbrenda nesh.

Kjo ditë veshi pelerinën e arnuerme t’nji kohet,
me muret e grimcueme….
para nji qielli t’pshtjelluem me mendime,
pak t’trishta,
t’amla e t’idhta.
Nji diell i zbehtë zg’jidh nyjet e dritës t’nji botet
qi rënkon nën kamxhikt e egërsisë.
T’disa krijesave qi s’din ma me dasht.
Ju e Unë.
Jam unë krijesa e turbullueme e krojeve t’paqta,
sot t’trazueme me erën e ligë..
qi fryn n’drejtimet e hanës.
Nata pret me ardhë ,e zezë ….
e djalltë ,me thye xhamat e nji ditet qi tesh n’ikje…!
Hesht e pa’gojë .
Nig’johet nji cicërimë e nji zogut ra prej çerdhes,
nji perde tundet, nji dorë shtrëngon nji kryq,
tuj thanë lutjet e pritna,
diku këndohet tuj e ditë se kanga asht nji kalim
se mordi asht mbas derët,
qi pret shpirtna.
Nji lot rrëshket i thartë, buza qi dridhet,
e nji puthje qi vidhet e pafajshme,
me zemrën qi lajmron me lajmsin e shpirtit..
luftë a paqe?!
Ah, m’jepni pak shpirt t’ju thuri disa andrra ..
për mue e ju qi si unë t’humbit e nji kohe..
t’pakohë.
M’jepni nji zemër , jemja tesh lundron e pa’fe..
n’ujnat e errta se atje m’hodhët ju…
Ju….qi si unë përditë ndërtojnë kështjellat e..
e ditëve qi ikun.
Tuj i shkatrrue me nji gjest.
E tuj pritë me i rindërtue, me i njye me pak dashni.
Si thoni!?.
Kaq shumë kushton dashnija e dhanun pa e peshue ?!
O ,na krijesat tesh t ‘braktisna ,t’nji kohet qi tremb,kena harrue..?
Me dasht !
Kjo ditë e ujshme ,me pikat e shiut qi fluturojnë, qi m’kujtojnë tek i fshij me gisht..
n’xhamin e lagun se çdo gja ikë…
si sot…nesër…
o ndoshta ….t’pasnesërmen qi pret e mistershme.
Pa e dit se jena..kena me kenë..
a……dikush gërset..tak-tak.

Kush asht nji za ndihet mbrenda portës..
i dobësuem prej frigës.

Jam mordja.

FUND.
( se nji ditë pa e pritë mbërrin)
M’soni me dasht ,kam harrue ,ju dini..!?


About Post Author