Donike Rrethej:E përtejshmja….


E përtejshmja….

Porta e fundit….!
ku hapat numërohen me rrahjet e zemrës,
e forcën e shpirtit q’i avullon,
n’tinguj.
Tinguj q’i ndihen si kambanat mbas mortit,
tuj t’kujtue : nji fund.
Përtej vdekjes ,shpirti asht frymë..
e ti je frymë q’i humbet midis dy kohëve,
e mbetun si legjendë n’perden q’i ndan nji mur,
vdekjet e ringjalljet.
Dashnija asht forcë…
q’i drejton varkën tande t’rrahun prej ernave,
loti asht ,pik’shiut n’qiejt e vrant t’shpirtit,
me tallaze, q’i gjëmojnë tuj t’rrahë e t’gërrye muret e kështjellës tande.
E fjala?!
Fjala ,melodija e ëngjëjve.
Ska ma trup,
q’i preket,tkurret a dridhet..
as duer q’i napin e marrin me droje,
as sy.

About Post Author