Donike Rrethej:Ndryshimi


NDRYSHIMI.

Unë po ndryshoj dita – ditës,
si m’ndryshon trupi ,m’ndryshon zemra.
Nuk jam ma 20 – vjeçare,
mbaj shumë mbi shpatulla,mbaj shumë përmbrenda.

Përditë ma shumë jam ma e pjekun,
e për tana fjalët e botës ,s’iku,nuk strukem.
Nuk kam ma fizik 20 – vjeçareje ,
( sot jam nji Grue ,prap shumë e bukur ).

Unë sjam e brishtë si para vitesh,
koha e dhimbja m’kan ba’e ma t’fortë.
Sot se kam dhimbje kjaj diku vetëm,
jo si dikur n’gjoks tand tan lotë.

Ti shpesh habitesh ,m’pyet i çuditun..!
ku e gjen tan forcën qi s’kërkon sup?!
Unë shikjoj nelt ,heshti e përgjigjem ,
diku…diku e askund.

Unë po ndryshoj ,mos prit se t’lus…
me m’dasht sot ma shumë se dje.
Dje kisha vite ,moshë tjetër,
sot mbrenda mejet ,nevojë e re.

Respekt, Kuptim, e me ken e lirë,
me ba’e zg’jedhjet e mija e me derdhë lot.
Unë sjam ma 20 – vjeçare,
si kesh dje ,nuk jam ma sot.

Se dje kërkoja supin tand,
m’doje pa masë ,kërkoja ma shumë.
Sot ?! Harroje , ajo pjesë jemja ka vdekë,
sot jam kjo , kjo pra jam ( unë ).

Unë …!?
Po ,po ndryshoj përditë qi ikë…
e për kurrgja n’kët botë nuk iku,nuk strukem.
Se ty t’frigon ,mos – friga jeme ,
t’tham : ( sot nuk jam ma 20 – vjeçare ,po nji Grue e fortë ,Grue ala shumë e bukur ).

( ripostim ).

Autore :
Donike Rrethej