Donike Rrethej
Paqe….(shpirtit ).
Erë e paqtë m’vjen sot e përkëdhelet n’flokët e mijë,
tuj m’kujtue do grimca t’jetueme aq bukur.
E nxjerr n’pah at pjesë temen kaq t’çiltër,
shpirtin fëmijë,
dikur ,kur endesha nëpër erë ,fluturoja si flutur.
E sot tek pres diku n’makinë ,diku humbun n’nji
cep botët,
ndjej erën tek lot ,përkëdhelet nëpër flokët e mijë.
Që than faqen e njomun e than lotët e nji jetët sfidë,
e merr vallëzimin e paqtë se dhimbjes sdon t’ja dijë.
Era sot lot me flokët e mijë, aq amël ,aq bukur..
e unë tek pres diku n’disa rrugë mendoj.
E me erën ……endem e jetoj grimcat e jetës,
kanjiherë me shpirtin femijë që loz me të e her t’tjera Grue që me zemër jetën Dashunoj.
Se n’jet duhen sfida kët tesh e di…
po jeta jetohet ma bukur kur ke pak shpirtin : fëmijë.
