Donike Rrethej:Poezi


Donike Rrethej

Kam përfundue me pritjen e kthimeve e ikjeve t’mija,
n’kohnat ku kthimet bahen peng zemret,
e ikjet mure ngrejnë ,
n’netët e heshtna t’lyeme me shpirt,
nuk pres ma heshtjet , as s’due ma fjalët…
qi bërtasin.
Tesh mbramjet e mija kan tjetër ngjyrë,
e nadjet aromën e kthimit,
t’asaj fluture qi mbrenda mejet lazdrohet…
si e marrë.
Jam kanjiherë e pa’kuptueshme,
po a ka kuptim zemra kur flet n’brimë!?
e shpirti qi hallakatet n’skajet e lumnisë!?
e kur syni sheh kahdo ty…!
E due aromën tande ,
gjoksin e ngrohtë ,
buzën e epshun ,
sytë n’dishirim se jam Grue e kam nevojë me u dasht,
prej tejet si nji lule qi don kurim,
e kurrë , kurrë dhimbje ,as dhunim.
Tesh kam arritë me i njoftë tan kufinjt e shpirtit
tem,
ata skutat e errëta qi para kaloja pa i pa’e me sy,
tesh ditët edhe se t’g’jata jan t’mijat,
e netët e zemra ?!
Netët e zemra t’përkasin ty ,ne t’dy.
Nuk jam ma as ajo shtojzavallja e netve t’pa’emna,
as ajo grueja e komplikueme qi ikte si erë e çmendun,
tesh paqja ka vue rranjë mbrenda mejet,
tesh njeh sytë e mi e thirr temin emën.

Kam ndryshue tuj shkundë prej shpatullave dhimbjet e lotët e mi,
jam ba’e edhe nji her para tejet,nji … lozonjare ,vajzë e njomë,
nuk pres ma as ikjet ,as kthimet e mija ,
tesh njoh nadjen e freskët e mbramjen e vonë.

Kam ndryshue me kohën ,koha t’vën n’shpatlla pjekuni,
po zemra pse m’ndryshoi e shpirti pse lazdrohet prap si i marrë me flutura ?!
ishe ti ?!
( besoj ishe ti ).