Donike Rrethej:Prej kohet skam pyetje


Donike Rrethej

Prej kohet skam pyetje

Se di sa z’g’jat nji dashni e rame n’g’juj…!

as nji mbramje e heshtun q’i zhduket kahdalë,

nji puthje kur mbi buzë çil nji gonxhe t’re ,

po di peshën e shpirtit q’i asht mbushun tanë mallë.

Se di sa z’g’jat lumtunija,ditë,javë,muej a vjet..!

e se grimcat e saja kthehen prap nji ditë,

po di t’ftohtin e zemrës nën duert e kryqzueme

e trishtimin e egër q’i,shkund tandin shpirt.

Jo se di sa z’g’jat dielli sot e se nesër prap kah me dalë..!

as hapat q’i vitet kanë me mi vjedhë,

po ja njoh aromën tana luleve e njoh gjethet e tyne,

e vjeshtës ngjyrat e saja kur kujtimet mi… zverdhë.

I njoh rrahjet e zemrës tande kur çmenden n’marrëzi,

e mallin e zhuritun q’i endet përmbi re,

e pres puthjen tande kur koha ikë e bahet largësi,

( e kam harrue prej kohet me ba pyetjen: PSE ).

About Post Author