Donike Rrethej:Unë e ti


Unë e ti.

Ti m’thue : zemër…
e unë t’tham : shpirt,
ti m’jep ngrohtësi,
e unë t’mbush me dritë.

Ti m’pret n’heshtje …
e unë vij kahdalë,
ti je bregu jem ,
e unë jotja valë.

Ti hap krahët ambël…
e unë humbas aty,
valë me melodi,
ambël vij tek ti.

Mos m’duej kaq shumë…
me m’dasht fort kam frigë ,
ndoshta lule ,thahem,
e deti na mbyt.

M’tret n’nji tjetër breg…
ku sjam valë për ty,
mos m’duej kaq shumë,
thjesht m’prit t’vij.

Më thuej veç andërr…
kështu kam me ardhë,
me t’puth( mizorisht ),
e me ikë valë – valë.

Se ardhjet e ikjet…
si breg e si valë,
na rrahin t’dyve,
me dallgë dal’kahdalë.

Për me t’gjet ty…
u enda nji jet,
unë jam vala jote,
ti bregu q’i m’pret.

( duhet edhe pak rimë ,kanjiherë )😊.
….e shkrueme pak vite ma parë….

Donike Rrethej . 

About Post Author