VEÇ NJI ÇAST.

M’jepni veç nji çast,
pritjet.
Kohët qi lumi i shpirtit tem t’thej digat,
Nji çast t’vogël , kërkoj ku lodin !
ta baj me kja.
E prej faqeve t’skuqna t’rrëshkasë malli.
Veç pak due ,pak kohë t’fiksueme ,
n’plasaritjet e mureve t’rreme,
qi shemben para kambve t’mija tuj rënkue nji ,
dhimbje t’pa’emën tesh.
Nuk due shumë , veç pak fjalë ,
me i mbyll n’burgun e zemrës qi skllavnon,
heshtjet e pritna.
M’jepni veç pak brumë shpirtit t’bame prej lodit t’brishtë,
e t’thurun me mallin e netve t’ikna,
t’gjej rrugën e dritës,
si hije.
Shtojzavalle e nji natet me andrra .
S’kërkoj shumë !
veç nji sekond kohë ,kohë e nji puthjeje t’vjedhun,
t’pritun.
Lutem, n’brendsinë teme qi netët tesh t’ken ngjyrë,
e dielli t’m’ngrohë vendet e ftohta ,
aty n’mbrendsinë e krojeve t’shpirtit.
E hana ?!
Hana t’m’prekë ndjenjën e fjetun.
Nuk e due ma botën ,kështu siç asht,
nji vend qi ftohet e ku eshtnat shtrihen ,
n’vorre trupash ,tesh robotë t’nji realiteti ,
t’trishtë.
E ata vende aq t’errta klithin : mshirëëë.
Thue!?
Ka pak kohë për mue sa ti ulërij botës !
se ëngjëjt vdesin n’rrugën e qumshtit,
e bota asht e mbushun me djaj,
si farë e keqe përtrihen e pjellin ,
farë t’keqe qi han njani – tjetrin.
M’jep pak kohë !
Ti i pa’njohun i nji dimensioni tjetër ,
ti o Zot i plotfuqishëm ,
thue je aty n’pritjen teme !?
O thjesht edhe unë jam nji mendim i rreme i shpirtnave pa paqe ?!
E due pak kohë ….
veç pak kërkoj,
Sa ?!
Sa mbyllja e dy qerpikve n’puthje.