Donte
Çdo mëngjes tek i zbres shkallës,
Fqinjë e re më mund me ngutje.
Vrap oborrit, vrap dhe mëhallës,
Ca dyshime vijnë – shkojnë tutje.
Kyç fëmijët. “Aaah, ky orari!?”
Pas i shkojnë përherë ca fjalë.
Pret një Benz buzë trotuari.
Vallë kjo grua është “e përdalë”?…
Ndaj sa herë zbriste me ngutje,
Zotit tim i bëja lutje:
Që t’ kish forcën dhe vullnetin:
Të shikonte, të kërkonte,
të zbulonte, të kuptonte
Dhe të ndjente, tё pёlqente,
tё urrente dhe tё shembёte.
Veç t’ vërtetën ajo të gjente.
Atje lart qiell i mëngjesit,
Një qeleshe plot me ujë.
Ajo turrej mes rrebeshit,
Lart e poshtë e s’bënte bujë.
Donte shumë të kishte forcën,
Donte shumë të kish vullnetin:
Të shikonte, të kërkonte, të zbulonte, të kuptonte
Dhe të ndjente dhe të gjente, të pëlqente, të shpërthente.
Dhe t’ vërtetën ta urrente.
Edhe trupin do ta shiste.
Do të tretej me rrëmetin.
Që fëmijët e saj të rriste,
Gjer me këmbë do t’mirrte detin.
Donte shumë të kishte forcën,
Donte shumë të kish vullnetin:
Të shikonte, të kërkonte,
të zbulonte, të kuptonte
Dhe të ndjente, të shpërthente,
të pëlqente, të urrente.
Veç fëmijtë pa bukë mos të lente.
