Dr.Andi Kaçani kardiokrirurguduar flori…Nexhbedin Basha…


Nexhbedin Basha

Si një çukitje zemre, plaga e vjetër,

Mos lini jetën peng kuvendoni me retë.

Siguroni zemrën e mbroni jetën,

O ilirjan që ju rrjedh gjak ndërvena vërtetë.

Si kapërcim ylberi u ndjeva pas operacionit,

Kur tik-taku i zemrës punoi si zemrek,

Fjalët e arta të dr.Kaçanit i ruaj, si fibra ari,

Në kasafortën e mendjes ai ka një vend.

Atë ditë vere korriku 2016, hëna u bë akull,

Unë i vrazhdë enda drejt apokalipsit,

Duart flori të doktor Andit në Olip më ngjitën,

Nga gëzimi hijerëndë loti u bë diell…

Vitet ikin e lënë pas ujvara…

Në deje ngjizen kujtime si në pentagrame,

Si një çukitje zemre ende është plaga,

Familja janë oksigjeni e poezia ime ndërvena.