Dr.Aron Solomoni:Mesazh nga Izraeli për krijuesin Petraq Pali


I dashur Petraq

Ti ,tashme e di, qe librat e tua une i lexoj me vemendje dhe pa u ndalur.Nuk beri perjashtim dhe libri i fundit per shtepine ne perrua.Me vjen mire te them se ndihen i nderuar qe ma dergove dhe me dhe mundesine ta lexoja duke shijuar kenaqesite qe sjell pena jote.Ti shkruan thjeshte dhe bukur.Tregon histori dhe ndodhi nga vete jeta.Nuk kerkon konter dhe princer qe kerkojne trillet e dashurise me shkathtesite e tyre.Na ke sjelle kaq bukur historine e kesaj shtepie,te transmetuar ne breza goje me goje dhe me penen tende i dhe pavdeksine.Nje burre qe gaboi ne rini te tij dhe vrau te shoqen e re,pastaj u zhduk rrugeve te kurbetit dhe nga fundi jetes ndertoi nje shtepi qe u lidh me histori.Dhe ja ! Na shfaqet nje grua stoike dhe zemer bardhe edhe pse e goditur nga jeta ,lumturohet te ngreje shkollen ne shtepine e saj.Gjithmone shqiptaret e bregdetit e kane dashur arsimin dhe luftonin per gjuhen shqipe

Besoj se kjo figure ploteson aq bukur historine, edhe fatkeqe,e detyruar te rrise te bijen pa baba,punon gjithe diten,po dhe zemer bujare.Dhe kjo bujari arrin kulmin ne haphen e shkolles dhe va,hdimesia e jetes me vajzen qe u be mesuese dhe te birin qe e silli ne jete.Nje tregim sa i shkurter po dhe aq i plote.

C te te them me pare! Penen e ke gjithmone te mprehte dhe si ai bahcevani skalis lule te bukura shumengjyreshe.

Me kete liber jam.i bindur qe ke kapur nje lartesi te re ne letrat shqip.Te uroj shendet dhe te mira dhe mos e ndal penen asnjehere.

Mos u plaksh kurre!❤️

Perqafime

Aron Solomoni.

Faleminderit Dr. Aroni