Dr.Qazim Namani:Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës


Dr.Qazim Namani

Kostumet e veshjes së grave, të rajonit të Medvegjës, pasqyrojnë traditën e lashtë të shprehjes estetike, duke nxjerrë në pah elementet më të lashta, dhe domethënëse të artit tradicional që nga parahistoria, Dardanisë antike e deri në ditët e sotme.

Motivet e artit popullor të shprehura te kjo veshje janë ngushtë të lidhura me historinë e rajonit dhe me dukuritë tjera kulturore dhe artistike të popullatës autoktone arbërore të kësaj treve.

Siç shihet, te veshja e grave të këtij rajoni, janë bartur gjurmët e kulturës dardane, me elemente të veçanta tradicionale, kolorit të pasur, dhe stoli të ndryshme, që punoheshin me dorë, dhe me plotë kreativitet, andaj gjatë punimit të veshjes shprehen dukshëm, ndjenjat shpirtërore religjioze dhe estetike.

Burimet historike, dhe zbulimet arkeologjike, na kanë ndihmuar që të ndjekim gjurmët e shprehjeve artistike, të ornamentikës së lashtë me motive gjeometrike, të kombinuara me simbole astrale, mitike, religjioze, florale, zoomorfe dhe motiveve tjera të ndryshme, që gjatë etapave të ndryshme, i përdornin popujt e lashtë, andaj e bëjnë këtë veshje të veçantë, dhe me vlera shumë të larta etnografike.

Kjo veshje e ruajtur me xhelozi, në rajonin e lindjes së perandorëve më të njohur dardan si: Konstantin i Madh, Justini, Justiniani…. dëshmon edhe të dhënat historike, kur thuhet se perandori Justinian, e barti qendrën e krishterimit, dhe prefekturës së Ilirikut nga Selaniku ne vendlindjen e tij. Duke e bartur qendrën e krishterimit në ketë treve, mund të pohojmë se të gjithë artistet, më të njohur të kohës së Justinianit, u vendosen në qytetin e lindjes së perandorit, pranë Medvegjës së sotme, andaj edhe gjurmët e artit, dhe të kulturës mbetën si e vetmja dëshmi, te popullata arbërore e këtyre anëve.

Veshja e kësaj treve, që është ruajtur me xhelozi, deri ne ditët e sotme,e cila përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane, konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore, që nga mbretëria dardane, ajo bizantine, e deri në shekullin XXI, te kultura e popullatës autoktone arbërore në fshatrat e Medvegjës, duke e ruajtur artin tradicional popullor dardan, për të mos u zhdukur nga pushtimet e huaja mija vjeçare.

Veshja e grave shqiptare, në rajonin e Medvegjës, ruanë tiparet origjinale autoktone dardane, krahas zhvillimit të civilizimeve më të zhvilluara mesjetare, me zanafillë të lashtë, të zhvillimit më të vjetër, të civilizimit botëror.

Meqenëse kjo veshje e jona kombëtare, i ka ruajtur te gjitha këto tipare, dhe vlera kulturore, deri në ditët tona, është interes kombëtar të ruhet, të prezantohet, në muzetë tona popullore, dhe të stimulohet tradita e punimit të saj, si relikt i rrallë, dhe me vlera shumë të larta, të kulturës dhe artit tonë popullorë.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.