Dr. Selman Meziu:Agropylltari Todi Hila dhe ferma e tij


    Dr. Selman Meziu:Agropylltari Todi Hila  dhe ferma e tij

  Që të shkruash duhet të keshë lexuar libra llojeve të ndryshme.  Mirëpor kërkohet t’i kapësh e t’i prekësh sendet, veglat e punës, belin, drapërin, shatin, cfurkun kur bujku i përdor. Duet të zbulosh te bujku apo agropylltari i sotëm  heroin e gjallëruar të shkrimit, prirjet e tij individuale, shpërthimet e tija në situata të ndryshme pune e  jete. Të përpiqesh për të  hyrë në qelizat e trurit që të nxjerrësh prej andej të shkaurën e tij të sotmen dhe si e projekton të ardhmen. Duke mbledhur këto njohuri, të veçanta dhe të përbashkëta në të menduarit e vepruarit konkret nxjerr përfundimet. Fusha me grur merr ngjyrë ari, fasulja fillon të hap bishtajën, frutat, perimet  arrijn në pjekurinë e ngrënshme.  Detyrimisht do t’i duash e t’i bëjsh gadi për udhëtimin në qarkullimin ekonomik. Gjithë kjo materje në lëvizje vlerësohet nga energjia e shpenzuar, nga oferta dhe kërkesa në treg e prodhimeve të shoqëruara me llogarinë në maje të lapsit.
Todi Hila
  • * *
    Në hullitë e kohërave
    Kërkoi të hedh dritë në të kaluarën. Nuk dua t’i hy në hak kohës së akullnajave. Aspak periudhës se fiereve në formë e madhësi drurësh. Deshiroi t’iu afrohem brigjeve të lumit Seman. Jo degëve të tij formuese, Devoll e Osum. Por dua të shkruaj për pjesëzën fushore, që hynë në 281 km gjatësi të këtij lumi. Më sakt për pjesen në gjatësin përshkuese fushore e një sipërfaqe modeste të pellgut ujë mbledhës të Semanit, që, shtrihet në 5649 km2 tij .(P. Qiriazi, Gjeografia fizike e shqipërisë; f.180. Tiranë 2019).
    Dua t’iu afrohem brigjeve pjellore. Tokë formimeve të lashta e të reja. Dheu e lymrat e së cilës kanë udhëtuar qindra kilometra. Këto u janë afruar fshatrave të myzeqesë. Edhe ky emër me rrënje në gërminat e shekujve. Prona të familjes së madhe të Muzakajve. Por, ja, që, lagjia, ose fshati i vogël quhesh Seman. Motërzim i emrit të lumit. Ku valët e marrosura të tij, nuk i përkdhelnin arat, bahçet, shtëpitë. Jo aspak. Ato here – herë ju rrëmbenin shtëpitë (kasollet) me kallama ose me plita të pjekur në diell. Herë ngrehinën ku flinin blektoria me gjithë ato brenda. Po pse jo, sigurisht edhe të mbjellat. Krijesat e fshatarëve të lidhur fort pas tokës e jetës se mynxyrshme, përcilleshin përgjate brigjeve të ulëta. Ndoshta deri në brigjet e thellësi të detit adriatik.
    Çfarë ndodhi me rrokullimën e viteve e të vuajtjeve sfilitëse prometeniane? Koha rrjedh si ujët në tubat xingato. Ndodhnin ndryshime në kohe e hapsirë, edhe të thella, në shërbim ose në dëm, të myzeqarëve buzë semanas. Aty kundruall viteve 1958 – 1960 u ndërtua argjinatura. Këto ishin mure prej çimentoje dhe gurësh me lartësi edhe 2 e 3 metra. Të ndërtuara përgjatë brigjeve të lumit Seman. Qëllimi që vërshimet e tija të halldosura të mos bëheshin shkatrrimtare jetësh, banesash e kulturash bujqësore. Dhimbjet, lotët e fatkeqësive të mos ujisnin bijët e bijat të pa varrosura kurrë por as bimëzat e misrit panxharit, domateve, jonxhës.
    Projekti dhe zbatimi i tij kërkoi çvendosjen e shumë shtëpive. Ato tanima u grumbulluan në fshatin me emër Semani e Ri. Po me organizimin e ri u krijuan sektor bujqësor e blektoral më vete. Ky ishte gjymtyr prodhues e konsumues i ‘’Fermës Çlirimi,, Fshatarët në disa breza punuan në prodhimin e grurit, misrit, panxharit, lule diellit, lakrës, qepës, shalqinit, frutave të ndryshme. Ato kishin pranë tyre kopshtin, çerdhen shkolllën për shkollim, administratën, agronom, veteriner, ekonomist etj. Të gjitha këto përbënin bashkësinë prodhuese, konsumuese e tregetuese të prodhimeve të tyre. ‘’Lumi Seman është ndër lumenjt më eroziv të vendit tonë/
  • Moduli i rrjedhjeve të ngurta…të Semanit është 4367ton/vit/km2 . Këto vlera kaq të larta të rrjedhjes së ngurtë lidhen me energjinë dhe pjerrësinë e madhe dhe relievit, me veshjen e pakët bimore e sidomos me pëbërjen kryesisht terrrigjene të pellgut.,,(P. Qiriazi, po aty, f. 81. Tiranë 2019)
  • Lumi shkumbëzonte ujra të turbullta me fryerje përmbytëse. Por ai ma ishte disiplinuar. Ndoshta lymrat kalonin ndonjë herë duke mbathur tokat pranë argjinaturave, jashte shtratit të murëzuar në të dy anët. Mureve mbajtëse shpetimtare nga fatkeqësitë. Prurje të tilla të ngurta, ishin buzeqeshja e bujqve se trashnin tokën, shtonin pjellorinë. E bimët bujqësore ose dru frutorët që ishin mbjellur, harliseshin, prodhonin shumë e më shumë. Ose merrnin rendimente të larta. Produkt i mjeshtërisë, diturisë, punës plotë djersë e mundime të fshatarit semanas, por edhe myzeqar.
    A ka vdekur ndonjë herë lumi Seman?
    Tani në dhjetëvjeçarin e dytë. Ndodhën ndryshimet në biosferë. Klima me dukuritë e saja, po kërcënon qenje të gjalla me formim miliona vjeçare. Vertet po thahen burime, bien pak shira e toka pak vishet me vellon e bardhe të nusërisë. Këto janë dukuri të ardhura nga njeriu, shoqëria njerëzore, nga industrializimi i fuqishëm, shkatërrimi i natyrës. Mirepo Semani a ka vdekur vërtet?
  • ‘’Të dhenat historike, sedimentalogjike dhe mbetjet aktuale, flasin se Semani e ka ndryshuar disa herë shtratin e grykë dredhjen e vet. Ende ruhen shtretër të braktisur të tij, që, ne disa raste quhen ‘’lumi i vdekur.,, (P. Qiriazi po aty f. 180)
    Edhe shkrimtari shquar Jakov Xoxe ka shkruar një roman: ‘’Lumi i vdekur.,, Galeria e heronjëve të romanit janë fshatar myzeqar që punojn në këneta, në shtretërit e vdekur, kacafyten me natyrën, me lumin, me mushkonjat, me gjarpërinjt e ujit e ngjalat. Fitoria është e tyre. Ato mbijetojn. Duke prodhuar fruta, perime, produkte bujqësore e blektorale. Ato pranojn bijtë kosovar me familje. Jetojn në fqinjësi të mirë. Prodhojn, ndajnë të mirën e të keqen midis tyre. Shkëmbejnë miqësitë, admirojn zakonet e traditat ndërmjet tyre. Ndajne kafshatën e gojës. E brezat perime rrirtës, bujqër, ndërtues, blektor të zellshëm trasmetojn nga brezi në brez përvojën, mesimet e marruna në shkollë e punës e jetës. Kjo ishte e kaluara e viteve 1930. Por rrëfimet për të kaluarën e të sotmen, rrjedhin pa pushim. Jeta vazhdon të jetohet edhe në shtratin e ‘’lumit te vdekur,, Materia veç transformohet e zhvillohet sipas dialektikës e filozofise të jetës myzeqare.
    Në vitet 1970 diku në rrethinat e fshatit Semani i Ri kapanone brenda hapsirave të rrethuara me tela me gjëmba. Policia që ruante me armë njerëz të moshave të ndryshme. Edhe ato pëlqenin muzikën, pikturën librin, dashuronin punët bujqësore. Punonin me qe, por edhe me shata, lopata e kazma. Ishin të dënuarit politik ose vepra të pa ligjshme. Çuditërisht ato nuk ishin parazit të kohës. Jo ato punonin shumë më shumë se fermëtarët e ‘’Fermës Çlirimi,, Prodhonin patate, perime si domate, kastraveca, qepe hudhra etj, por edhe grur, misër, panxhar. Edhe pse nuk ishin myzeqar, ato ishin pemtar, bujqër e perimerritës të mrekullueshëm. Ato ishin shqiptar nga krahina të ndryshme, biles bije kosovarësh, maqedonas, serb të cilët, kokë ulur hapnin kanale, toka të reja. Pune të vështira, që kerkonin forcë, energji. Këto të burgosur, të munduar sigurisht të pa paguar, kishin mbi kokë edhe kamxhikun e policit.
    Ato kishin bërë faje, veprime të liga ose jo. Mirëpor nuk mungonte krenaria, ruajtja me çdo çmim e dinjitetit. Vyrtyte të mbjellur në karakterin e malsorëve ndër shekuj. Qe fëmije ju kujtohen semanasve kur shikonin një grua e burrë me veshje mirditore. Zbuluan se ishte motra e heroit Bardhok Biba. Ajo kishte vrare Kryetarin e Keshillit të fshatit. Burri i saj me mustaqe të zeza, kësul të bardhë e një çibuk të gjatë, gjithmonë të ndezur. Këto vuanin burgun. Punën e detyruar nën kambë baltën e akullt në dimrat e acart, ose ato të mbështetura mbi tokën prushë të nxehtë të verës. E kunderta ndodhte jashtë telave, herë pas here në radio dëgjohesh kënga, nën telat melodioz të çiftelisë, kanga kushtuar heroit të populllit Bardhok Biba.
    Kohë mjergullnajash e ndonjë rreze drite, ku përplaseshin rrymat e kundërta. Kur njeriu ishte në punë sot, në ugar, nesër brenda këtyre telave me gjëmba rrethuar. E ndërsa revolucioni vazhdonte të shkaktonte përshtjellime në psikologjinë e njerëzve, në jeten e zakonshme.
    Kush është Todi Hila?

  • Tokë e shëndetëshme. Peme të shëndetshme. Kallinj gruri e misri të shëndetshëm. Njerëz të shëndetshëm. Nje trup i lidhur muskuloz është edhe pronari i fermës Todi Hila. Njeri i shtruar plote urtësi. Jeta e puna e tij është ngjizur me boten përqark tij që po e transformon. Duke ecur, punuar e kërkuar në hullitë e jetës vetëm nëpërmjet punës plotë djersë, lodhje mundime.
    Bujku, bujqërit, punëtor të tokës. Mjeshtra të punimit të saj. Të sistemimit e zbatimit të kulturës së saj, mbledhur pikëza pikëza në hullitë e shekujve. Gjyshi i tij Kristua babai i tij Pilua ishin të dashuruar pas plisit të arës, pas ujit në vija, hulli, kopshtit me perime, të bahçes, pemtores që kur çelnin lulet erë kandëshme, deri te frutat e shijshëm te vjeshtës se vonshme.
    Edhe pse në ‘’Fermën Çlirimi,, drejtoi zetora apo si traktorist, duke punuar, lesuar e mbjellur tokat, atij nuk ju largua dashuria për bimezat e arave, kopshtijet, pemëve frutore. Prandaj duke grumbulluar përvojën në punën e tij. Me shkollën e gjyshit dhe të babait të përvetësuara në auditoret e gjelberta dhe arava, ai filloi punën, të krijoj fermën e tij. Tani në demokraci i kanë vendosur një emërtim të ri kulturave të shumëllojshme që ai mbjell e kujdeset: agropylltari.
  • ‘’Agropylltaria është sistem intensivi shfrytëzimit të tokes, që siguron marrjen e përfitimeve optimale nga bashkëveprimet qe ndërthuren me blektorinë dhe biologjinë, qe krijohen kur drurët, shkurret kombinohen me kulturat bujqësore.,,(GJ. Fierza, ‘’Pyjet dhe kullotat komunale, agropylltaria,, në ‘’Pylli dhe njeriu,, f. 115. Tiranë 2012)
    Të shikojm, të vezhgojm duke ecur me kujdes, plot kureshtje, në shenje respekti, duke ndjekur me simpati se çfarë xhevahiresh biologjike ka në fermën e tij.
    Bashkë me tre djemtë, edhe pse njëri është diplomuar jurist, gruan dhe pese punëtor, kryejn një mijë punëra. Atyre ju shkëlqejn bulzat e djersëve faqeve si mjalta kur e nxjerrin nga hojet me ngjyrë floriri. Të prodhuara nga kosheret e bletëve të vendosura lart në një ledh. Të trajtuara e rritura me teknologjitë e kohës, por mjalta tanima ashte bio, siç shprehen tani biologët e agronomët.
    Agropylltaria Hila, bioshumëllojshmëria.
    Nuk mund të konceptohen këto hapsira tokash me shkurre, shtrati i lumit Seman me shelgje, marina, rrape, barëra të shumta, kullotat, bregoret pa ju shtuar blegërimën e qingjave, me 300 krerë dele që hijeshojn peisazhet e prodhojn qumështin e tyre të trashë. Edhe pllitja e viçave të lindura nga rraca Holshtejn mbushin hapsiren me muzikalitetin e tyre mjedisor fermëtor. Sigurisht qumështi i bardhë rrezaton në kovat që shkumbëzojn e të ngrohin shpritin me avullin që lëshojn. Bulmeti i nxjerr nga qumështi i disa lloje kafshësh shtëpiake, të shijon e aromëzon lulet e barërave të ngrëna, duke të ndjell kënaqësi të pa ndjerë ndonjë herë.
    Ndalin fluturimin mureve të pritave, shelgjishteve apo rrapishteve pulat, gjelat lafshkuq, që, mëngjezeve zgjojnë edhe komshinjt me kangët e tyre gazmore e lumturuese. Edhe pulat e gjelat e detit kane çfare të hanë në natyrë dhe duke i ushqyer. Nuk mungojn edhe mjediset për të shëtitur e kërkuar ushqimin. Edhe shpendët pasurojn tokën, prodhojn mish e vezë duke u bërë edhe burime parash. Edhe këto shpendë i mbarështon ferma Hila.
    Pemët frutore të llojeve e varieteteve të ndryshme nuk i mungojn arkitekturës peisazhiste, fermës buzë lumit Seman të disiplinuar tanima më së miri. Ngjyrimet e luleve në pranverë, të frutave që nga qërshia e kuqe në verë dhe deri te ftoi. Pastaj hurmat janë bashkë udhëtare në ndërrimin e stinëve e mbledhjen e prodhimve për tregëtim. Nuk duhet të çuditemi aspak se llojet e agrumeve si mandarinat e portokalllat janë blloqe më vete me rrjeshta të drejt qiri, dhe kurora simetrike të krasitura herë pas here. Të gjitha këto përbëjnë punën e pa pushim të familjes e punëtoreve me moton lëvizëse: puno, prodho, shit prodhimet.
    Nuk mungojn arat me kulturat bujqësore të cilat jeshilojn gjatë gjithe vitin pa dallim stinësh. Më pas në pragun e stinëve kallinjt e grurit, misrit, thekrës tërsherës, ulin kokën nga formimet e shëndetshme. Kështu ato mirëpresi draprin ose makinat prerëse e shirëse. Ndërsa fasulja e mbjellur më vete ose shoqëruar me misrin, frynë bishtajat e kokrrat e saja të bardha, mbushin thasët e nisen drejt pikave të shitjes. Edhe shalqini kokërrmadh gjithësesi i gjelbërt me larëzimet e tija me të çelura kërkon kujdesin deriasa piqet. Pastaj zetora e makina nisen drejt dyqaneve për t’u servirur i skuqur plotë ambëlsi në tavolinat e blerësve. Kush e njeh e kupton prejardhjen, prandaj, nuk i mungojn lavdërimet fermës Hila.
    Brezat pyjor nuk ju mungojn përbri arave. Gjithashtu edeh pyjet e sapo krijuara të blloqeve të thjeshta ose të përziera të llojeve pyjore si, plepat kanadez, rrapet për të mbrojtur edhe argjinaturat nga grryerjet e fuqishme të prurjeve të lumit Seman. Pisha e buta për të prodhuar farat dhe për të zbukuruar mjedisin me kurorat e tyre për herë të gjelberta në formë çadrash gjigande. Edhe shkurren dafina, në siperfaqet e saja, po zhvillohet bujshëm duke premtuar për një pyll prodhues dhurues bukurie, pastërtie të ajrit e prodhim oksigjeni. Edhe rrapi mbillet e hedh shtat në shtratin e lumit dhe jashtë argjinaturave si siguri mbrojtës për ato e prodhim mase drunore.
    Kshillimet e specialistëve domozdoshmëri per agropylltarine
    Në krijimin e një ferme konceptimi i saj është i ndryshëm në pikpamjen e organizimit, agroekologjine e mbjelljeve të llojeve të ndryshme. Me synimin për të siguruar edhe bashkëjetesën me blektorinë dhe drurët pyjor të veçuar ose në grumbuj, të përzier ose të thejsht, që të motërzohen me njëra tjetrën në shfrytëzimin e tokes në hapsirat, nën e mbi atë. Produkti i kësaj bashkëjetese është sasia, cilësia, llojshmëria e prodhimeve bujqësore, blektorale, pyjore e nën produkteve të saj.
    Kujdesi i zotëruesit të pronave me kultura bujqësore, dru frutore e pyjore, blektori dhe shpend, nuk mund të mbështet vetëm në njohurite praktike pa u bazuar në shkencat e ndryshme të biologjise, ekologjisë, agronomisë dhe pylltarisë. Sejcila prej këtyre kulturave ka veçoritë e veta biologjike, ekologjike, prandaj është domozdoshmëri, kshillimi me specialistët e fushave përkatëse.
    Prandaj edhe ndodhin dukuri të tilla ku derdhet djersa, humbet energjia dhe investimi, sepse nuk jep prodhimin e vetë të pritur e parashikuar, sepse: ‘’Pati edhe një platancion (sipërfaqe toke e mbjellë S.M) me Paulonia, por gjithëçka pa projekt, dhe pa na pyetur neve, dështoi, mbasi ishte mbjellur në shtratin e lumit. (Semanit).,, (Inxh. I pyjeve Genc Pina, 15.12.2022. Fb.)
    Për të shikuar nga afër veprimtarinë agropylltare të fermerit Todi Hila shkojn në brigjet e lumit Seman, Prof, Elvin Toromani, pedagog në Fakultetin e shkencave Pyjore, Tiranë; një grup pune nga Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave të përbërë nga Rexhep Ndreu, Kejsi Merdini, Xhelal Shuti etj. Të cilët vizituan fermën, dhanë kshillimet e nevojshme. Atje ato vëzhguan me shumë kujdes edhe 30 ha toka të mbjellura me fidana pyjor, ne blloqe në formë brezash ose në ledhe e përbri argjinaturës. U diskutua mbi skemat e mbjelljes, llojet pyjore, sipas funksionit që fermeri kërkonte t’iu jepte vetë Todi. Si breza mbrojtës për kulturat buqësore, drurë e shkuurre me lule mjaltëmbajtëse, grumbuj për gjueti apo prodhime landë drunore etj. Sejcila forme duhet të ndikoj drejtë per drejt ose jo mbi kulturat bujqësore, mbarështrimin e blektorisë e të shpendëve, kulturat foragjere, perimekulturën dhe gërryerjeve.
    * *
    Punonte myzeqari i viteve ’30 të shekullit që lamë pas, për të fituar koromanen. Ai jetonte në ethe e nën pickimin gjakë thithës të mushkonjave. Sot duhet të gjejmë ndokend ose dikush të na mësojn, të na ndihmojn me fara të zgjedhura, me fidana të shëndetshëm dru frutorësh e pyjor, me raca të vendit e të huaja kafshësh e shpendësh, të çertifikuara, duhet të bejm projektin e një rezervati gjuetie, mekanizime të proçeseve te ndryshme, këto janë problemet e fermerit Hila. Dhe jo vetëm të tij. Vepra e tij agropylltare duhet të jetë shkolla, universiteti, auditori ku mesohet, kryhen eksperimente, studime, nxirren modelet e administrimit e qeverisjes të të mirave materiale, qe vijnë nga puna me pasion dhe e kualifikuar e bujqëve myzeqar dhe jo vetëm. Pra: ‘’Fusha nga Shkodra deri në Vlorë, por edhe Korça, Devolli e Dropulli, mezi i presin brezat pyjore e agropylltarinë, që të pasurohen, të ruhen nga uji e t’u kthejnë reston e tokës që u kanë marrë maleve dhe t’u shërbejnë njerëzve.,,(H. Kola, ‘’Pylli i vogël i fermerit ruan pyllin e lartë e të madh natyror!?,, në: ‘’Kriza mjedisore ndërmjet sfidave dhe zgjidhjeve,, f. 214,Tiranë 2021).

  • Ferma e agropylltarit, vila e tij me arkitekturë prendimore, lulishtia pranë saj, gjithëçka që ka krijuar me mund, djersë, sakrifica, organizim e dije, duhet të jenë rrezatime përvoje për fshatarin dibran, kuksian, matnian, korçar, sarandiot, gjirokastrit e mbarë myzeqesë në krijimin e ekosistemeve të reja shumë funksionëshe, që prodhojne, punësojne, zbukurojne arkitekturën peisazhistike etj.

20.01.2023 Dr. Selman Meziu