Dr. Selman Meziu:Ku dhe kur,do t’a shprehin dibranet patriotizmin e gjelbërt ?


çapa e Brezhdani shelgjishte Katundi i ri 2021 Foto S.Mziu

 KU DHE KUR, DO T’A SHPREHIN DIBRANET PATRIOTIZMIN E    GJELBËRT ?
                                          Studim

Nuk dëshiroi kësaj rradhe të hyjë në rudinat e poetëve. Kam vendosur të kryej një studim. Ështe i thjeshtë. I kuptueshëm. Ka si emblemë bujqësinë. Kryesisht frutikulturën. Ngjizur fort me popullsinë, sasinë, arsimimin, riprodhimin, lëvizjet brenda zonave e fshatrave, trazhgimia në bujqësi, blektori. Zhdukja e gjithëçkaje pa marrë parasysh pasojat për breg drinasit, dibranët e dibrës së vogël e deri në shkallë kombëtare, ujdhesës ilirike, europës plak e mbare rruzullit ku gëlojn miliarada gjallesa. Hurdha në mes murajave shkambore të skavicës e deri te ish ngushtica e Spiles tani zëvendësuar me një digë hidrocentrali.

  1. Vlerat e qërshisë së Dibrës
    Do të dëgjoi ato që ulen brinjas për të degjuar të rrahurat e zemrës së tokës. Do të dëgjoi zemrat e atyre që duan tokën dhe buisjet e gjallesave të saja. Do të marr shembull, ato që kanë studiuar e provuar shijen e qërshisë, mollës, arrave edhe bukës së ambël të dibrës. Do të merrem me ato që vërtet, duan të shkulin rranjët e së keqes, e te mbjellin lumturi e jete gjatësi të një populli në truallin e vetë me rranjëzim shekullor. Të cilët jetojn me djersën e ballit, dinë të dallojn vlagën nga pluhurosja e tokës, dinë të flasin e shkruajn si në auditoret e universiteteve, sepse janë njerëz me kulture dhe shkencëtar.
    Agronom Isufi, shprehet çiltër, shkoqur e me ndjeshmëri bujku e njohuri shkencëtari:‘’Nuk e di pse qërshitë e Dibrës kanë një konsistencë tulore aq të mirë, të ëmbla dhe të padëmshëme edhe kur hanë ca si shumë. Mbase edhe toka ka një ndikim, ndoshta mikroelementët…,,(Enver Isufi 10.06.2021 fb). Sigurisht. Sipas disiplinës së agrokimisë. Rendimenti në prodhime, cilësia e frutave varen rrjedhimisht nga pjelloria e tokës e shtresat e saja gjenetike. ‘’Pjelloria e tokës përcaktohet nga faktorët fizikë…..faktorët kimik, ku përfshihen përmbajtja e elemtëve të ushqimit, e mikroelementëve…(Lefter Veshi, ‘’Toka dhe pjelloria e saj.,, ne Revistën ‘’Shkenca dhe jeta.,, N. 4, f. 25-28, Tiranë 1974). Kanë të bëjnë edhe shtresëzimi vertikal i saj, përbëja mekanike, struktura, porozitetit, lageshtia, ajrimi, të lidhura ngushtë me kushtet atmosferike, pra treguesit e klimës. Të gjitha këto të mbarsura me një punë sistematike që nga mbjellja deri te shërbimet e domozdoshme e të programuara kulturore, sipas teknologjive, teorive e praktikave të agrikulturës, në fushën e pemtarisë. Gjithashtu këto të lidhura ngushtësisht e në bashkëveprim me traditën shekullore të bujqërve dibranë, me përvojën e krijuar, me se tridhjete vjetë nga zhvillimi i vrullshëm i pemtarisë në Dibër të Poshtëme. nëpërmjet Ndermarrjes Bujqësore, kooperativave, në bahçet private etj. I gjithë ky akumulim edhe sot shpërblehet me pikatore nga pemët e qërshive dhe jo vetëm. E atëhere, për rrjedhoi specialisti më i gjallë, më organizatori e shqetësuesi për problemet e shumta të bujqësisë shqiptare në keto kohë të turbullta të politikave ekonomike ndaj bujqësisë dibrane në veçanti, Ilir M. Pilku do të shprehet:
    ‘’Qërshia e Dibrës. Një nga produktet bujqësore me vlera të larta, në cilësi dhe çmim, prodhuar nga fermerët Dibran, është qërshia Burlat.,, (Ilir M. Pilku, 10.06. 2021). Për të krijuar një bindje më të qëndrueshme nga ato që shkruajtëm më sipër. Do të gërmojm në të dhëna të shkruara e dokumentuara që në vitin 1969. ‘’ Sot N.B.SH. ka 1 736 hektar tokë nga kjo…1 486 hektar pemtore…që është e barabartë me 250 000 rrënjë pemë të ndara këto në…ku 62 000 rrënjë janë qërshi, vishnje, kajsi, gështenja e tjera.,, (Isa Shehu,’’Bshkëshoqërimi i pemtoreve me kultura të tjera bujqësore në N.B.SH, Peshkopi.,, Kumtesë f. 169. Almanak 1970). Fakte të cilat flasin për zhvillimin e kësaj kulture në atë periudhë fillimi të organizimit e agroteknikës të përdorur në prodhimet e frutave dhe politikën e hedhur në drejtim të frutikulturës. Gjë e cila sot është për të ardhur keq e vajtuar pa pushim. Dhe më tej vazhdojm.
    ‘’Varietetet më të përhapura në blloqet e Ndërmarrjes, janë: … Nga qërshitë: napoleon, qërshia e Luznisë, e Zimurit e të tjera.,, (I. Shehu,’’Bashkëshoqërimi … po aty) Këtu e gjysëm shekulli më parë dibra kishte nën kulturë varietete qërshishë të vendit e të huaja dhe ja: ‘’ …qershi dhe vishnje me 14 kultivarë…,,(A. Ashiku, Intervistë ‘’Gjigandi i gjelbërt,, 1985) nga ku merrte prodhime të bollshme për shitje në tregjet e vendit e te haujat, dhe kishte në qytetin e Peshkopisë, fabrikën e reçelërave. Bujaria e tokës dibrane, faqet e kodrave e kodrinave, puna e palodhur, traditat në zhvillimin e pemtarisë, agroteknika e zbatuar nën udhëheqjen tekniko shkencore të specialistëve agronom, po jepnin rezultatet e tyre.
    2- Po vjen koha…
    Ne i dashuri agronom, Prof. Enver Isufi shpresojm. Por qielli i shpresave tridhjetë e dy vjeçare është mbuluar më shumë me re të zeza. Mungojn plantacionet e pemëve frutore jo ma 20 e 30 hektarëshe, por edhe një e dy të tillë, shpërndarë në shpatet e kodrave përgjatë shtratit të Drinit të Zi, rrafshinave të tyre e mbarë luginës të kërtij lumi peisazh stolitës. Qeveritë shqiptare, politikbërësit e këtyre dhjetë vjeçarëve pas vitit 1990 e kanë parë bujkun dhe fermerin Dibrane me syze të zeza. Nuk ka patur investime për ato, në drejtim të farave, mekanizmeve, naftës, plehra kimike, përparate kimike, gjetje tregje për shitje, këshillime agroteknike. Pra këto prodhime janë si pika loti, që rrokullisen mollzave të faqeve e shkërmoqen kur bien në tokë e kjo i fsheh në gjirin e saj.
    Le t’i shumojm më tej mendimet e shmebujt për t’u bindur ne, brezat e tanishëm e të ardhshëm. Për të arritur qëllimit po ju shpalosim faktet, para plote 37 vjet më parë: ‘’Sot Ndërmarrja Bujqësore e Dibrës ka 1 700 ha të mbjellë me pemë frutore. Në të gjelbërojnë, lulëzojnë apo japin fruta 401 500 rrënjë pemë të llojeve të ndryshme.,, Dhe më tej: ‘’… në vitin 1970 merreshin 9.2 kilogram për rrënjë, në vitin 1980 merreshin 19. 2 kilogram për rrënjë dhe në vitin 1984 merreshin 25 kilogram për rrënjë. Plani i prodhimit të frutave për vitet 1981-1984 si 4 vjeçar është plotësuar 134.2 për qind ose nga 178.700 kuintal janë realizuar 239. 885…,,(A. Ashiku, Emision në Radio Tirana:‘’Gjigandi i gjelbërt.,, viti 1985.) Treguesit e mësipërm na lenë të kuptojm qartë dhe të besojm që ishte me leverdi ekonomike ngritja e funksionimi i një fabrike frutash në qytetin e Peshkopisë. Megjithatë na gëzon optimizmi i shprehur më poshtë. Ndoshta në një të ardhme jo te largët do të realizohet. ‘’Po vjen koha të ringrihet fabrika e përpunimit të frutave në Dibër, ashtu siç ishte para shkatrrimokracisë (akoma po qajmë për mollët e Kastriotit dhe pyjet dhe parqet e shkatërruara të Dibrës). Sa mirë që u ngrit fabrika e lëngjeve.,, (E. Isufi, 10.06.2021 fb)
    Tani ma nuk i shohim në dimër kavaletat me mollë me emra të shqipëruara, ‘’Yllkuqja (Starking), Ermira e verdhë (Golden delicioeus), Pikaloshja (Reneta e Kanadasë), Lulja e Bukur (Belfior)…,,(A. Ashiku, Emision…:‘’Gjigandi i …,, 1985.) Tanima në dimër nuk shikojm pemtarët të krasistin, punojn pleherojn te ngjyrosin në blu me lang gure kali blloqet e pemtoreve te pa fundme. Në pranverë nuk shikojm arkitekturën peisazhistike të kodrave shpateve, që nga qafa e Buallit në Sllovë të lulezuar me gjithë farë ngjyra lulesh. Pra mungojn, blloqet e dru frutorëve, që të mbushin me optimizëm. Duhet të vemë në dukje se ato ishin edhe shkolla përvoje e mësonjetore. Gjithashtu edhe burime të mirash materiale. Ekosisteme ndërtuar me art, shkencë, të shkrira me natyrën e në ndihmë të shëndetit e jetëgjatësisë të dibranëve.
    Nevojë për prodhimet e frutikulturës të dibranëve, i kanë sot në njëzetë vjeçarin e shekullit te sapo filluar, jo vetëm qendrat e mëdha të banimit, popullsia e të cilave edhe pse është fryrë, po plaket shpejt, nga hemoragjia e rinisë drejt shteteve të ndryshme të botës. Egzistojnë udhë zgjidhje, forma organizimi, mënyra kordinimi me blektorinë e prodhimin e drithërave të cilat specialistët e përkushtuar të bujqësisë i rekomandojn me logjikë e arritjet e shkencës bashkohore. Dhe ja edhe një herë këmbëngulja e shkencëtarit të sotëm, dashuruesit të bujkut e pemtarit shqiptar në të katër anët e horizonteve të saj: ‘’Dibra duhet të kthehet furnizuesja kryesore e Tiranës me fruta të freskëta, të përpunuara, të konsevuara, duke hequr dorë nga eksporti i frutave. Kërkohet një strategji për një pëmtari të standrteve të Global GAP, integruar me pemtarinë Biologjike. (E. Isufi 10.06.2021, fb.) Mirëpor fatkeqësisht politikbërsit e pas vitit 1990 dhe të tre qeveritë të kryesuar nga E. Rama (2013-2022) e bëjnë veshin shurdhër e sytë qorra ndaj këshillimeve të specialisteve të bujqësisë, të cilët e njohin shkencërisht e praktikisht bujqësinë dibrane dhe atë shqipëtare. Por e keqja e të këqijave, plagë më e madhe që po i hapet dibrës së poshtëme përgjatë shtyllës kurrizore është edhe më e madhe, varrosëse dhe një grusht vdekje prurës për ushqimin e populit dibranë, shqiptar dhe më gjërë. Shëndrrimi i luginës se lumit Drini i Zi në liqe me emërin e ri Skavice-skavec ndoshta s’ka va.
  2. Popullsia, prodhimi, shkretizimi
    Hapsirat gjeografike reliev shumta kanë qenë vendjetesa e popullit dibran, i begatuar në shekuj nga natyra në mes vargmaleve të Korabit nga veriu në lindje dhe atij të runjave, Nezhda e Lurës Balgjaj, Gjuri i Bilbilit, vargmalet maja e Lopes maja e Dhoksit e deri në Kaptenën e Martanshit. Një popullsi e vendosur në mijëra vjeçar, dëshmi të të cilave janë të shumta, shpella të shkruajtura, vegla prej guri e deri te eshtra të ndryshme të cilat kanë dalur në dritë nga gjetje të rastësishme e janë analizuar e argumentuar nga arkeologë te shumtë.
    Me zhvillimet ekonomiko shoqërore, kulturore, me shtesën natyrale të popullsisë, fise e familje të shumta zbritën nga faqet e prehëret e maleve, luginave dhe rrafshinave, buzë shtratit të Drinit të Zi, duke krijuar fshatra të reja duke ruajtur si të shejt rrjedhshmërinë e individëve, familjeve e fisit. Shembujt janë të shumtë që nga fisi Balliu me lagjen e tyre të madhe përgjatë buzës së Drinit të Zi në Gjoricën e poshtëme e me rradhë fshatrat Podgorc, Kovashicë, Gradec, lagjen Selane, Hoteshase. Vazhdojm me fshatrat, Katundin e ri, Çetushin, Fushe Muhur, Rreth Kale, Kishavec, Përgjegje, Arras, Laças e Fushë Çidhën, Lugjes, Zall Leshe, lagje Mustafe, Lazdras, Saraj, Prenxhaj, Nezha, Xhediku, e deri në Shën Llesh, Draj e Zall Reç.
    Ato zgjeruan trojet, shfryrëzuan ujët, natyrën e qetë, tokat e rrafshta e pjellore sa më afër shtratit të lumit Drini i Zi, përvetësuan e çuan më tej mjeshtrinë e bujkut, të pemë rritësit, të blektorit me bagëtitë e imëta, të trasha, kafshët e barrës, me baxhot, kopshtijet, bahçet, me zanatin e muratorit e punimit të drurit, peshkatarit, bletërritësit etj.
    Mirëpo çfarë ndodhi në luginën më të zgjeruar të Drinit të Zi? Për t’iu përgjigjur pyetjes, do të analizojm aktorët që ishin patriot të së gjelbërtës të bujqësise e pemtarise etj. Po japim disa shembulla të numurit të popullsisë në disa fshatra të bashkuar për të hedhur dritë mbi rritjen ose paksimin e popullsisë në vitet 1966, 1990, 2005 (F. Daci. ‘’Enciklopedia e Dibrës.,, f.37-39, Tiranë 2006).
    Do t’a fillojm nga aty pranë, ku mendohet të ndërtohet diga gjigande, mbytësja e popullsisë breg drinasve, shumë llojshmërisë biologjike e peisazheve mrekulluese natyrore. Në Zall Reç në vitin 1966 nga rregjistrimi i popullsisë kishim 3609 banor, pas 24 vjetësh, pra në vitin 1990 jetojn në këtë zonë 4422 banor, në 798 shtëpi. Ndërsa çuditërisht, të befason fakti, se në vitin 2005 jetojn 1500 banor në 286 shtëpi. Kuptohet qartë që në 15 vjetët e fundit jo vetem që nuk kemi shtesën e më parshme, pra të llogaritur për 15 vjet prej 1600 banor, por, kemi zbritje prej 503 banor. Si përfundim në Zonën e Zall Reçit kemi një humbje popullsie prej 2103 banor. Po të ngjitim shkallët e viteve, në 2020, pra 15 vjet më pas në fshatrat e Zall Reçit nuk duhet të kemi ma as edhe një frymë njeriu.
    Ngjitemi në drejtim të kundërt të rrjedhjes së ujrave të Drinit të Zi. Pikërisht në Fushë Çidhën. Në vitin 1966 mbartëte një popullsi prej 3935 banor, ngjitim shkallët e viteve dhe ja në vitin 1990 kishte në gjirin e saj 4495 banor, bashkuar në 846 familje. Ndërsa vetëm 15 vjet me vonë, jetonin në këto lagje e fshatra, në vitin 2005, 3992 banor në 1016 familje. Kureshtë sjellëse shifrat e më poshtëme, ndërsa për 24 vjet kemi një shtesë prej 2560 banor, përgjate 15 vjetëve kemi më pak se 503 banor, ose ma shqeto kemi paksim të popullsisë prej 3063 banorësh. Po qe se ngjitemi në vitin 2020 na lind shifra e re tmerruese që fshatrat e lagjet e Fushë Çidhnës janë paksuar në 4663 banor më pak (llogaritur nga shtesa për 15 vjet në shtesën nga viti 1966-1990), pa pretenduar për lindshmërinë se sa ishte. Pra fshatra e banor në zhdukje. Çfarë po ndodhte vallë me fshatarsinë e luginës se Drinit të Zi?
    Ngjitemi edhe më sipër për të shqyrtuar nëpërmjet shifrave popullsinë e fshatrave të krahinës së Muhurit e cila ka në gjirin e vet fshatrat Shqath, Hurdhë Muhur, Bulaç, Vajmdhej, Fushë – Muhur, Rreth- Kale. Në krahinën e Muhurit në vitin 1966 kishim 4293 banor, në vitin 1990 arrijm në një kuotë të re, prej 4709 frymë, të grupuara në 897 shtëpi, ndërsa edhe në këtë krahinë ndodhemi përball fakteve të çuditëshme. Atëhere në vitin 2005 jetojn 3887 banor në 1021 shtëpi. Pra për 24 vjet kemi një shtesë prej 416 banor. Dhe ja një rënje e befasishme, marramendëse prej 822 fryme për 15 vjet demokraci. Edhe më tej randohet gjendja, po t’i shtojm popllsisë që nuk u shtua pra kemi 1082 banor të humbur, pra më pak. Po pas 15 vjetësh çfarë do t’i ndodh popullsisë së Muhurit, pra në vitin 2020? Ajo nuk do të shtohet edhe 1342 banor. Pra realisht e praktikisht kemi të bëjmë me një popullsi shterpe apo…epidemi apo…
    Gjithë këto shifra me kokë posht në shtimin e popullsisë të tre krahinave, që ne morëm në shqyrtim, për këtë herë, janë krimi më i shëmtuar i politikbërsve shqiptar në këto 32 vjet. Dhe këto nuk përbëjnë çudi për gjeopopullimin, as për intelektualët që i shikojn dukuritë ekonomiko-shoqërore nëpërmjet gjykimeve e arsyetimeve të thella. Ato analizojn dukuritë e organizimit, investimeve në vitet e demokracisë, dhe shikojn problemet e rënda të rënies së popullit të dibrës në sy. Arsyet janë të shumta, ne do të rradhitim disa prej tyre.
    Së pari. Pas viteve 1990 u zhdukën duke u grabitur, vjedhur, djegur nga gjuha ziarmuese e flakëve gjiithëçka e krijuar, me një urra, ‘’të shkatërrojm gjithë çka që është ndërtuar në komunizëm,, Edhe lopa në stallën e kooperatives, edhe dru frutorët nga Bulqiza në Sllove u banë rrafsh me sopata, motorshara me benzine e pastaj flaken (401 500 pemë frutore deri në vitin 1985 ishin në prodhim. Nga A. Ashiku ‘’Gjigandi i gjelbërt. 1985.,,)
    Së dyti. Populli dogji e shkatërroi pasurinë e vetë ku punonte, ushqehej duke siguruar vazhdimësinë e jetës në fshatra, lagje, qytete. Ndodhi ajo që nuk pritej. Pas disa vitesh, ai mbeti me gisht në gojë. Atëhere u detyruan e morën malet e detrat, për në vendet e europës e deri në amerikën e Magelanit, duke u kthhyer në skllevër modern, familje, të rinj, burra, gra, intelektual të të gjitha fushave etj.
    Së treti. Politikanët me kokën lart, por të pa skrupullt, të pa moralshëm, pasuroheshin vazhdimisht, duke vjedhur e përvetësuar pasurinë pothuajse gjysëm shekullore të një populli të tërë. Kurse në anën tjetër, çirreshin e çirren në podiume kuvendi e konferencash, fushatash elektorale e studio radio televizioneve duke u betuar në emër të popullit, pa strategji e prioritete zhvillimesh ekonomike, kulturore etj. Ndërsa populli jetim i shqipërisë e Luginës së Drinit të Zi, po varferohej e fatkeqësisht vazhdon të varfërohet me shpejtësinë e dritës.
    Së katërti. Rinisë, femijëve në shkolla, familjeve të reja dibrane u shokuan psikologjikisht, u demoralizuan moralisht, humbën besimin në të ardhmen duke u shprehur: ’’Ky vend nuk bahet.,, ‘’Ikim nag ky vend i nemur.,, Ja dhe produkti, shumë shtëpi, me mijëra të fshatrave dibrane janë kthyer në gërmadha tmerrëndjellëse.
    Së pesti. Ndërsa dibranëve për çdo fushatë elektorale i tundnin kërcënueshëm mbi kokë, kamxhikun me nyje gjakosëse të hidrocentralit të Skavices. E kështu hemoragjia e shpopullimit shtohesh në progresion gjeometrik. Fatkeqësisht nga kjo, plagët e hapur ende pikojn pikat e funtit të gjakut të dibranit e fshatarit në ikjet e pa kthyeshme nga ferri e krijuar me zell edhe nga Qeverise Rama 1,2,3. Vazhdon ende ky tmerr i pa fundëm. Me pregatitjen e katastrofës, njerëzore, mjedisore e bioekologjike të pa përfytyrueshme në shekullin e nxehtë të luftrave, urisë mbarë botërore e ngrohjes globale me pasoja katastrofike për njerëzimin.
    *
    *
    Duke gjykuar se çfarë po ndodh me luginën më pjellore dhe më prodhuese të Drinit të Zi, në kundështim me dëshirën, vullnetin, mendimin e fshatarëve dibranë në trojet e stërlashta, po sjell për juve mendimin e agronomit Ilir M. Pilku:
    ‘’…por duhet më shumë vëmendje për bujqit Dibran, të cilët punojn shumë, por janë shumë të urtë. Pjesë e fisnikërisë së tyre.,, (16.06. 2023. Fb). Dhe më tej të thellojm mendimet tona, po shkëpus një mendim të disa kolegëve, kur shkruajn:
    ‘’Larmia e gjallesave dhe habitateve (vendrritjeve, S.M) përbën bukurinë e natyrës, ngjall dashurinë për të rritur patriotizmin, zgjon e zhvillon estetikën, shijen e së bukurës, sepse natyra është kompozitorja, piktorja, skulptorja dhe harmonizuesja më e shkëlqyer.,, (M. Meta, H. Zoto, Gj. Fierza, ‘’Pylli dhe njeriu.,, f. 93. Tiranë 2012)
    Dibranët të syrgjinosur, të gënjyer e mashtruar, të braktisur e dhunuar nga politikëbërsit, ku dhe kur do t’a shprehin patriotizmin e gjelbërt?

06.02. 2023 Dr. Selman Meziu