Dr.Selman Meziu:Ndërsa unë nuk vlej,as edhe sa…


               Dr. Selman Meziu

Ndërsa unë nuk vlej, as edhe sa….
Meditim
Nuk e di si t’a tregoi. Nuk di se ne çfarë hemisfere të përplas mendimet e mia. Përse vallë? Sepse shume gjëra janë zhdukur. Shume njerëz ju ka shkuar shpirti në qiell. Kështu thonë. E ndërsa dibranët shpreheshin: ‘’Jeta është si një shakull. Qe fryeht. Pastaj ç’fryhet. Nje vrimëz e vogël dhe nuk mund ta quash shakull. Pra zhduket . Vdes. Nuk kthehet ma kurrë.,, Qindra e mijëra shqiptar janë derdhur si vaji në lakara nëpër pikat të shumta të rruzullit të dheut.
Tani të ndërrojm drejtim. Unë djali fshatarak me opinga llastiku veshun. Rropatesha udhëve herë me pluhur e here me borë deri në gju. Hapja derën e haurit (ahërit, dial. Dibr.) më shponte hundën era e pështirosëse e bajgave. Ashtu me turinj të mbledhur e idhnueshëm, lëshoja, lopët ose delet në livadhe. Ato zbukuroheshin me lule shumë ngjyrëshe e aromë kandëshme. I silllja në shtëpi vonë kur dukeshin yjet e parë.
Kisha qejf shumë vijat e ujit. Sidomos kur binte shi unë gëzohesha. Lozja me ujin duke e hapur vija, krijuar hurdha, apo çarë ato për të parë ujin bokërrimave. Ku dija unë atëhere se çfarë ishte koefiçieni i gërryerjeve. Jo, jo aspak, une doja vetëm të lozia. Bëhesha qull. E ujët ne mes opongave e shputave të kamëve me banin lluç, lluç, lluç. E unë veç gëzohesha e argëtohesha. Më dukesh e ndihesha i lumtur si në muzikën betoveniane. Krahasimin e bëj tani. Se atëhere, ku e dija unë se ai ishte mbret në muzikë. E mua me thonin t’i do të bahesh ‘’vardar vijash,,
Përsëri jashte teme. E po më falni se njerëz jemi e gabime bëjmë. Sot u nisa me makinë. Po, e vërtet. Jo, as, mbi samarin e kalit e as te mushkës, jo e jo të gomarit. Djali im Mikeli do të shkonte diku larg. Shumë larg. Unë po shkruaj e ai udhëton dhjetë mijë metra lart në qiell, mbi stepat siberiane. Më duket se përsëri po na gënjen! Jo, kësaj here po shkruaj plotë sinçeritet, jo. Ai u nis nga Bolonja e Italise, në Amsterdam të Hollandës e pastaj në Seul kryeqytetin e Koresë se Jugut. Çudi e madhe. Romantizëm kalorsiak! Apo aventura të shekullit të njëzete e njëtë ?
Ndërsa unë fshatarku kur shkoja me dy dele e një dash në pazarin e qytetit të Peshkopisë, më dukeshin apartamentet si ngrehina të çuditshme. Kaloja urën e Drinit të zi në Fushë Muhur. Nga një herë koka e gozhdës me shtynte upingen e mishin brena deri ne kocka anatomike të shputës së kamës. Por unë nuk ndalesha. Edhe pse ishte një lloji torture. As kur pluhuri i makinave më profumonte fytyrën e vetullat. Livadheve të Frangut shikoja fusha me molla e anash kumbullat me cipën e pluhurit. Përroi i Zdojanit me kacupa zhuri të bardhë e shelgjet tufa tufa. Ky ishte peisazhi qe kundroja në moshën 12 vjeçare.
Mikeli ka me vete, një valixhe si në ngjyrë jeshile, plotë shpresa, të markës… Që pasi i dha pashaportën sportelistes, duke i folur në italisht, vuri valixhen sipër në një kuti. Ajo i tha peshën e saj. Valixha sa kaq na u zhduk nga sytë. Një tjetër të vogël ai do ta mbaj me vete. Po përse vallë? Aty ka ca veshëmbathje të stinës se dimrit dhe të verës. Po, pse, a nuk jemi në dimër, ne tani këtu në Bolonja e Europë?. Po, po, e vërtet, por…
Djali yne është veshur me këpucë me qafa, që shëndrisin, nga që sapo u lustruan nga nana e tij. Pantallonat kafe i rrinë të ngushta në fund. Dukesh sikur ishtë hekurosur edhe ai vetë. Brenda një triko ngjyrë blu mbuluar nga një pardysy e trashë. Flokët të krehura edhe pse paksa kaçurela. Dy sy te zesë si shkëndia, mbështetur në një fyrtyrë bardhoshe. Po i afrohet tani zonës së sigurisë. Ku gjithë çka duhet vënë në një rryp trasmesioni, pastaj kalojn në një dhomëz të mbuluar. Udhëtojn si të komanduar e sa kaq dalin në dritë. Edhe rrypin e pantallonave e hoqi. Nxori kompiuterin nga çanta etj. Dhurat e Billadenit edhe kjo që duhet të mbajmë me dorë pantallonat.
Ndërsa djali na humbi nga syte. Moza filloi të lotoi. Ajo mezi shikonte shkallët zbritese. Ne vetëm qëndronim drejt në kamë. Ndërsa mua, m’u kujtuan lotët e nanave të mia, sa herë vija e shkoja nga shkolla e mesme në Shkodër. Një valixhe druri, që levizte mbi copëzat e kromit. Aty mbi dyshemenë e kamionave të kromit të Bulqizës. Edhe rrobat mbuloheshin nga pluhuri i hollë i zi me shkëlqim. Ndërsa kur frynte erë, sytë i mbyllnim, pë të mos na hyrë pluhuri në sy. Pantallona kadifja, bluze leshi thurur me karthija nga nana, kuptphet leshi deleve ruda. Poshtë asaj në këmish najloni me viza vertikale. Kjo ishte moda. Keshtu ishin mundësitë. Ftoheshim duke pritur nga veriu siberian i Qafës së Bualllit. Por nuk tuteshim. Rezistonim . Shtërngonim dhambët fort. Këpucët më ngjiteshin për çorapesh nga i ftohti mpirës, akullnajor. E përsëri në makina gjithmonë sipër në karroceri sipër, deri në shtepinë time në Bushei buzë lumit Murra.
Flasim duke e parë me djalin tonë. Ulur në sedile të airoplanit. Nje batanije me lulka pranë tij.. Telivizori përball. Shikonte me qetësi, filma muzike etj. Lartësia ishte mbi re e fluturimit. Ai do të zgjat dymbëdhjetë ore. Vjen me një karrocë e katëzuar, me ushqime e lëngjera shërbyesja e airoplanit. Ajo i kërkon në gjermanisht se çfarë dëshironte. Djali ynë i përgjigjet. Në shqip. Jo bre. Ne italisht. Ma jo. Po në çfarë atëhere. Në Gjermanisht. Au bre se edhe gjermanisht ditka? Po, sepse, kur u pranua në Fakultetin e Programimeve për Kompiuter në Universitetin e Zyrihut i kërkohesh kjo gjuhë. Edhe leksionet në këtë i shpjegoheshin. Ne shqiptarët, në përgjithësi, jemi kthyer në shtegtar e shumë gjuhë foles. Une kur shkove në shkollë të mesme në ditët e para të vitit 1972, flisja dibrançe. Shumë pak më kuptonin. As Agroni nga Erseka, as Kleoja nga Zagoria, as Flamuri nga Fieri e Fejzoja nga Berati. Pastaj dalë nga dale u mësuam. Veçse leksionet i merrnim në shqip edhe në fakultetin e inxhinierisë pyjore.
Sapo zbriti në airoporin e Seulit, tempreatura ishte -2° C. Sportelistia i kerkoi pashaportën. Në gjuhën anglisht. Mikeli aty për aty ia dha duke i folur për ku do të shkonte. Ajo i tha: Udhëtimi për në Sidnei zgjat dhjetë orë. Ku , ku në kontinentin Australia? U mendova paksa. Unë këtë qytet e kisha mesuar, dëgjuar nga mësuesi i gjeografisë në klase të gjashte nga Rufat Hakorja.
Ai zbriti, kaloi doganën pas një kontrolli të imtësishëm. Sigurisht mjaft të mërzitshëm. Rrobat e trupit filluan t’a shqetësonin. Djersa filloi ti buiste nga poret e trupit. Skoi në një kand të airoportit. Hapi valixhen e vogël. Futi brenda rrobat dimërore dhe veshi një triko me mangë të shkurtëra. Temperatura shënonte +23°C. Përsëri nga gjeografia me erdhi ndërmend. Këtu është stina e verës. Une mendoi duke vëne lë lëvizje qelizat e trurit, ndërsa rinia me celular, për te qindëtat e sekondit, t’i gjene këto të dhana. Pa e vrare mendjen. Sigurisht jo si brezi ynë. Mirë apo keq t’ua lemë të tjerëve të na gjykojn. Roboti dhe njeriu po i ngjajnë njëri tjetrit.
Arriti te autobuzi. Tani Micheli do rendë si nje marthonomal i dijes, për tre orë. Shkretëtira. Savana tropikale. Ujra të kaltra oqeanesh e detesh. Një botë tjetër. Do të ndalet në Kambera. Kryeqytei i Australisë. Duhet të gjej univesitetin ku do te studioi për gjashtë muaj. Sigurisht, do të gjej stinën e verës, kur të kthehet në vend nisje.
Eh, po se nuk i miaftoi Universiteti i Zyrihut për të mësuar dhe…! Vete ai i dha bursë për të mesuar edhe atje. Edhe pse këtu,e folmia dhe e shkruajtura janë në gjuhën angleze. Ndërsa unë në gjeografi, mësova për një kafshe të çuditshme, kangurin. Më kujtohet këtu e mbi gjysëm shekulli, se ai i mbante të vegjëlit në xhepin përpara. Sa e çuditshme kafshë me xhep! Hynë edhe kjo ne bioshumëllojshmërine e gjallesave. Pasuri e globit tonë. Deri sa të rriten i mbane aty me vete. Pastaj ato fillojnë jetën ne fushat e pa anë australiane.
Ndërsa unë nuk vlej, as edhe sa,një kangur. Nuk e mbaj dotë në xhep femijën, as të vogël, kurse të madh jo e jo. Ato ikin, ikin e unë as nuk u shkruaj dot. Sepse lapsi, pena, letra edhe kutia postare më kanë humbur. Flasim e shikohemi në sy. I gëzohemi e ripërtrihemi nga buzeqeshjet. Fal teknologjive të komunikimit masiv. Ne i pranojm, edhe pse, ato molekula humbasin në hapsirën e pa fundme te biosferës.
Eh, dikur! Qanim mbi copa letrash, e penën që nga një herë na lëshonte pika boje mbi letrën. Gjurmë të pa shlyeshme dhimbeje, jetësh. Ajo dhe shkrimi i dikujt, mbeteshin në raftet e muzeve. Edhe une kam disa letra që kanë moshën edhe mbi 50 vjeçare. Biles njëra e shkruajtur në një fletë fletoreje shkrimi me vija. Ka ngjyrën pak sa ne të s zeze shkruar me laps kopjativ. Ishte arritje e kohës edhe kjo. Atë ma shkruante halla ime Bedrie Islam Mëziu (Disha), aty lexoi emrat e familjes time të asaj kohe. Ngjarje e ndodhi të ndryshme.
Tani djali ka kompiuter e celular, ku mëson,dhe gjen gjithë çka, që i duhet. Veçse dashuri nane e babe, jo, kurrë. E pastaj materia zhduket në gjithësi, si kujtimet qe me ngadal shuhen. Edhe kumtet e dërguara vijnë shpejt dhe zhduken shpejt. Sateliti i mban ato, në molekula në shenja. Kjo është jeta moderne. Kujtime e jetë që shuhen një herësh. Neve jemi shqiptarët që kemi humbur frenat. Po na janë shqyer edhe xhepat. Pra jemi kthyer në materje e shperndarë në gjithësi. E pa kapshme, e humbur, e pa dëshmueshme në kohë e hapsirë. Një hiç për sot dhe nesër. Megjithatë jemi të detyruar t’i ecim pas kohës. Se për ndryshe humbim si në shkretëtirën Viktoria të Australisë.

About Post Author